Ilir Proda, Ulian Shpararaku, Policia e Shtetit/ Një denoncim i fortë për ish-funksionarin e Policisë së Shtetit, Ulian Shpataraku, ka mbërritur në redaksinë e Pamfletit. Letra vjen nga persona që prezantohen si pjesë e strukturave të drejtësisë dhe Policisë së Shtetit, ish-kolegë të Shpatarakut, të cilët kanë zgjedhur të flasin pas ngjarjes së fundit në Dhërmi.
Pamfleti ka vendosur të ruajë anonimatin e tyre. Pozicionet që mbajnë dhe natyra e akuzave që ngrenë janë arsye të mjaftueshme që identitetet të mos bëhen publike.
Reagimi i Shpatarakut pas konfliktit në hotelin e Dhërmiut duket se ka qenë shkaku që i ka shtyrë autorët t'i drejtohen redaksisë. Ata e kundërshtojnë versionin dhe qëndrimin publik të ish-zyrtarit të Policisë, ndërsa i kërkojnë të paraqitet përpara organeve dhe të sqarojë çështjen.
Dhërmiu është vetëm hyrja e letrës.
Ish-kolegët hapin histori të tjera nga vitet kur Shpataraku mbante funksione në Policinë e Shtetit. Në qendër është periudha e Elbasanit, raporti i tij me Ilir Prodën, funksionet reale që ka mbajtur, operacionet për të cilat ka marrë publikisht merita dhe mënyra se si, sipas denoncuesve, janë trajtuar disa prej vartësve të tij.
Akuza të tjera janë shumë më të rënda.
Një prej tyre lidhet me arrestimin e një shtetasi turk të kriptomonedhave. Autorët pretendojnë se në dhomën ku qëndronte personi janë gjetur 30 mijë euro dhe shtrojnë një pyetje konkrete: A janë sekuestruar paratë me procesverbal dhe ku kanë përfunduar?
Një tjetër pikë lidhet me vrasjen e Mond Mehalles në Elbasan. Sipas letrës, Shpataraku ka mbërritur në vendngjarje menjëherë pas krimit, në një kohë kur autorët pretendojnë se funksioni që mbante nuk i kërkonte të ishte aty. Edhe për këtë episod kërkojnë shpjegime.
Letra shkon më tej te shpërthimi me tritol në banesën ku ndodhej Xhovana Nikolli, ku humbi jetën një person. Denoncuesit hedhin dyshime për Shpatarakun dhe pretendojnë se ai ka dërguar para te familja e viktimës.
Këtu duhet bërë një ndarje e qartë. Pamfleti nuk ka në dorë prova që lidhin Ulian Shpatarakun me organizimin apo vendosjen e eksplozivit. Ajo që botohet më poshtë është akuza e personave që kanë dërguar letrën dhe jo një fakt i konstatuar nga redaksia.
I njëjti standard vlen edhe për pretendimet mbi Prokurorinë e Elbasanit, një episod që denoncuesit e quajnë “gëzhojat e famshme të Elbasanit” dhe, sidomos, për pjesën më të rëndë të letrës.
Autorët pretendojnë se emri dhe pamjet e Shpatarakut ndodhen në dosje të SPAK-ut që lidhen me episode të cilat ata i cilësojnë si “pengmarrje biznesmenësh”. Flasin konkretisht për foto dhe video.
Nëse materiale të tilla ekzistojnë, këtë mund ta konfirmojë vetëm SPAK. Pamfleti nuk disponon aktualisht dokumente që provojnë këtë pretendim dhe nuk e paraqet atë si fakt.
Ka një ndryshim të madh mes një informacioni që mbërrin në redaksi dhe një fakti të provuar. Pikërisht për këtë arsye letra po botohet siç ka ardhur, me autorësinë dhe përgjegjësinë e denoncuesve për pretendimet që përmban.
Nga ana tjetër, disa prej pyetjeve që ngrihen aty mund të marrin përgjigje fare konkrete. Procesverbali për 30 mijë eurot ose ekziston, ose nuk ekziston. Urdhrat që përcaktojnë funksionet e Shpatarakut në Elbasan ekzistojnë. Nëse SPAK ka një dosje, foto apo video të natyrës që pretendohet në letër, edhe kjo është e verifikueshme.
Më poshtë, pa ndërhyrë në përmbajtjen e saj, letra e plotë që ka mbërritur në redaksinë e Pamfletit:
LETRA E PLOTË
Përshëndetje të nderuar,
U dërgojmë një letër të hapur, për të indinjuarin, ish-kolegun, Ulian Shpataraku:
“Përgjigje nga ish-kolegët e drejtësisë, për ty që nuk ishe kurrë pjesë e drejtësisë”Për sa i përket aktivizimit të strukturave të Policisë dhe reagimit: përpara së gjithash, nuk duhet të viktimizohesh me ndjesë publike në arrati, por të dorëzohesh e të përballesh me akuzën apo shpifjen që ti pretendon se të bëhet. Klienti ka të drejtë, por ti je klient ndryshe, sepse je një person i trajnuar për vetëpërmbajtje dhe reagim qytetar profesional. Prandaj duhen lënë viktimizimet.
Sa i përket vrasjeve dhe aksidenteve që i merr përsipër dhe analizës krahasuese me vitin e kaluar, na e sqaroni pak: sa u more ti me ngjarjet e rënda gjatë kohës që ishit ju dhe shoku juaj në Drejtorinë e Përgjithshme? Ngjarje makabre që kishte vite pa u parë e dëgjuar, si: Masakra e Dobraçit;plagosja e minorenëve në mjetet G-Class në autostradë, në afërsi me TEG-un;apo vrasja në mes të aeroportit të Rinasit. E të mos shkojmë më tej...
Vrasja në Elbasan e Mond Mehalles, ku ju ishit i pranishëm në vendngjarje menjëherë pasi ndodhi dhe ku ju nuk kishit asnjë detyrë të ishit aty! A ishe aty si qytetar i shqetësuar, apo si drejtor i padukshëm?!
Askush nga kolegët e tu të drejtësisë nuk e vë veten në vendin tënd, po aq sa e vure ti veten në vendin e atyre që i transferove, i ule në gradë, përjashtove pa motiv, i shkele, duke ua cenuar karrierën dhe ekonomitë e tyre familjare gjate gjithe kohes kur beje “Drejtuesin Rigoroze” ne Drejtorine e Pergjithshme.
Ju, pa punë, duke mbajtur familjen me 6 anëtarë!!! Ama pushimet i bëni në Dhermi, pa familjen, por nën një shoqëri tjeter të këndshme si dhe te personave te tjere. Ndërsa kolegët e tu të drejtësisë, duke punuar orar pa orar, nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, por veçse të mbajnë familjen e tyre duke rrezikuar jetën perdite.
Sa i përket shërbimit në Mosul, Irak, dhe rezultateve të tua: a mund të na thuash sa moral ke si qenie njerëzore dhe çfarë përgjegjësie ke per ish kolegun/shokun e femijerise, me të cilin ishe krah për krah në fushëbetejë, në misionin në Mosul? Apo nderi matet vetëm në fushëbeteje?!
Kur e përmendni me krenari arrestimin e shtetasit Turk të kriptomonedhave, na e sqaroni pak: ku përfunduan 30 mijë eurot që u gjetën në dhomën ku flinte shtetasi turk? U morën dhe u sekuestruan me procesverbal përkatës, apo u zhdukën? A ishit ju vërtet ai që e kishit informacionin për lokalizimin e shtetasit turk dhe a e organizuat vetëm ju kapjen e tij, apo po merrni meritat e punës dhe rrezikut të dikujt tjetër?
Të ndalojmë në një detaj tjetër: flisni në emër të Qarkut të Elbasanit! Kur saktësisht keni qenë drejtor i Elbasanit për dy vite, pasi sipas urdhrave drejtor ka qenë z. Ilir Proda? Dhe sipas logjikës, meritat për 0 vrasje dhe zgjedhje pa incidente i takojnë atij apo zëvendësit të tij, dhe jo një shefi seksioni apo sektori. Meqë keni drejtuar qarkun duke qenë Ilir Proda drejtor, atëherë nga e njëjta logjikë del që paskeni drejtuar Policinë e Shtetit kur vetë Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm.
Na thoni pak: çfarë lidhje keni me tritolin në banesën e "TikToker-es" Xhovana Nikolli, ku mbeti i vrarë një i pafajshëm? E gjithë kjo u bë për të kompromemtuar hetimet e SPAK dhe për të njollosur të penduarin e tyre të drejtësisë. Na tregoni pak se sa here shkoje per te te derguar para familjes se te ndjerit, i vrare aksidentalisht, thjesht per te pastruar ndergjegjien tende dhe per te mbyllur gojen e prinderve.
Na flisni pak per ndihmesat per shkeljet e tua te ligjit per te cilat merrje siguri dhe mbrojtje duke bashkpunuar me Prokurorine e Elbasanit, te cilet ishin ata qe te mundesonin paligjshmerine tende ne menyren e duhur per te mos lene gjurme apo vakume proceduriale, sic eshte rasti i gezhojave te famshme te Elbasanit.
Ti, o kolegu i drejtesise, na thuaj pak se sa “Drejtues Rigoroz” ishe ne ato pengmarrjet e tua te biznesmeneve, ku gjindesh ne dosjet e SPAK, me foto dhe video.
Si përfundim:
Ti s’ke qenë kurrë koleg me kolegët e drejtësisë... kurrë…Kolegu nuk fshihet, nuk gënjen dhe nuk viktimizohet, por qëndron deri në fund BURRË.
Keshtu që na kurse këto deklarata në arrati si frikacak, sepse duhej t’i kishe menduar atëherë kur ishe në pozita dhe bëje me të tjerët "Drejtuesin Rigoroz".
Por pikërisht sepse bëhet fjalë për akuza të rënda ndaj një ish-funksionari të lartë policie, ato nuk mund të shndërrohen në vendime fajësie vetëm nga media.
Disa prej pretendimeve janë aq konkrete sa mund dhe duhet të verifikohen institucionalisht: një procesverbal sekuestrimi, një procedim penal, urdhra emërimi, pamje filmike, procesverbale të vendngjarjeve dhe regjistra shërbimi janë dokumente që ose ekzistojnë, ose nuk ekzistojnë... /Pamfleti 1 Komente M Malerd 12 Gusht 2026, 19:23 Ore ky ësht kokrra b***q *** o popull. Mallist ordiner në maksimum. Kta të dy kan qen dora kr!mit në Elbason. Shpataraku lajmësi e Proda zbatusi urdhërave. SPAK ska byth ti bjerë mrapa ksaj pune se kta jan për burg të dy,shto dhe disa të tjerë të zinxhirit komandus e zbatus në terren të urdhërave. Proda dihej fitus që 1 muaj para. Klanet në Elb. investun fuqishëm në promovimin e tij por kishte 1 problem të vogël e nuk kishte jetëgjatëgjatësi në post. Proda Delvinës kish fut lugën në çorbën e prishur të Elbasonit dhe ishte thjesht kalimtar aty dhe lekët që u hodhën nga grupet u morën nga ata që vendosin drrejtorin e përgjithshëm. Lobimi Tao Hales tek “nomtmadhnia” ishte ok deri në momentin që ktyre u doli era qelbur e u hodhën te koshi… prisni se ka akomq punë vërdall nëpër institucion. Shum të tjerë do firojn së shpejti… msusi muzikës ishte i dyti “dëshmor” në polici.. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Nga Pakti i Detit me Greqinë te hartat e Ushtrisë/ Anduel Cauli, eksperti i marrëveshjes së rrëzuar nga Kushtetuesja, sërish në post kyç 11 Gusht 2026, 11:3511:35Anti-Mafia Sistemi i Burgjeve në Shqipëri është jashtë kontrollit: Vrasje, plagosje armë, telefonë dhe takime jashtë protokollit. Të gjitha nën hundën e shtetit 10 Gusht 2026, 17:2817:28Anti-Mafia Makthi nga SPAK: Ministri Ermal Nufi heq nga vetja përgjegjësitë për pazaret; ua ngec 3 zv/ministrave; Blerina Abrazhda, Enkelejd Joti dhe Pranvera Skana 10 Gusht 2026, 11:2711:27Anti-Mafia 'Ndrangheta’ feston 10 vjetorin e koncesionit të pastrimit të Tiranës: libër propagandistik me 10 mijë kopje, ndërsa SPAK hesht 8 Gusht 2026, 20:1620:16Anti-Mafia Arrestimi i Beqirit në Francë fut në panik Ergys Agasin: Bisedat në celular rrezikojnë të groposin koordinatorin 8 Gusht 2026, 13:2813:28Anti-Mafia Eni Vasili shpërblen të besuarit e saj; “Taskë Forcë” me 17 punonjës, ndërkohë që kërkon dyfishimin e taksës për TVSH-në 7 Gusht 2026, 13:5313:53Anti-Mafia

