Qershori-korriku-gushti në ikje, por kujtohesh që je drejtor i PSH e ke për të bërë edhe ndonjë "aksion shembjeje" për të mbushur kronikat e qeverisë...
Sot, në pikë të vapës së 12 gushtit, Karaburuni ka parë skenën e radhës të teatrit veror. Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, dhe Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro, kanë zbritur personalisht në terren.
Thuhet se Skënderit i bie më mirë nga toka, se nga deti e zënë dallgët (përveç atij të Qeparoit, ku dihet që rrymat janë më miqësore). Ndërkohë, Afrimi kishte një ankth të pashmangshëm nga deti... mos i kapte syri i kamerës ndonjë nga investimet e tij strategjike në restotrantin e tij në Zvërnec.
Me forca të shumta policie dhe regjisorë në gatishmëri, u shkatërrua një objekt druri në gjirin e Shën Janit ndërkohë që gadishulli dhe plazhet e tij të mrekullueshme janë gllabëruar, privatizuar e zaptuar.
Pasi shkullën dërrasat dhe morën pozat e duhura para lenteve për të treguar se "shteti ekziston", dy drejtorët lëshuan mesazhin e tyre të fortë: "Askush s'është mbi ligjin, askush të mos guxojë të ndërtojë pa leje!"
I mrekullueshëm ky skeç për këtë teatër fund-sezoni...

