Lajme Zone
E reja dhe e moshuara sherr për vendin në urban, debati degjeneron në mallkime
Të tjeraJOQ Albania

E reja dhe e moshuara sherr për vendin në urban, debati degjeneron në mallkime

Një debat mes dy grave për një vend në urban ka tërhequr vëmendjen e pasagjerëve mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Një debat mes dy grave për një vend në urban ka tërhequr vëmendjen e pasagjerëve mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Ngjarja është filmuar në urbanin e linjës Skele–Uji i Ftohtë, rreth orës 20:00, dhe pamjet i janë dërguar redaksisë së JOQ Albania nga një qytetar.

Në video shihen dy gratë, njëra më e re dhe tjetra e moshuar, teksa përplasen verbalisht për vendin në urban. Debati vijon për disa momente dhe situata tensionohet, ndërsa të dyja shkëmbejnë akuza dhe fjalë të rënda ndaj njëra-tjetrës.

“Mjerë ai burrë që të duron ty”, dëgjohet njëra prej tyre t’i drejtohet tjetrës, ndërsa më pas debati vijon me shprehje të tjera të ashpra si “m'u bëfsh kurban”, “keq e më keq pafsh” dhe “Ai lart do të shikojë”.

Në një moment, e reja i drejtohet të moshuarës edhe me një koment për brezin e tyre: “I shkreti brez i ri, nga ju katandiset kështu, jeni të pafytyra”.

Nuk dihet se çfarë e ka ndezur fillimisht debatin apo nëse në fund është ndërhyrë nga pasagjerët e tjerë për ta qetësuar situatën. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, gjithçka ka nisur për një vend në urban.

Një vend në autobus mjaftoi këtë herë për të kthyer një udhëtim të zakonshëm në një debat të ashpër, me dy gratë që përfunduan duke shkëmbyer edhe mallkime para pasagjerëve të tjerë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)