Lajme Zone
SportABC News Albania

Sistem elektronik për gjurmimin e hidrokarbureve/ Malaj: Lehtëson procedurat për operatorët, luftë ndaj evazionit

Transporti i hidrokarbureve me cisterna do të monitorohet në kohë reale. Tashmë në vend ka nisur zbatimi i Sistemit të Plumbçeve Elektronike, i cili mundëson monitorimin në kohë reale të autocisternave, nga momenti i nisjes deri në mbërritjen në pikën doganore të daljes, si dhe identifikimin automatik të devijimeve nga itinerari, ndalesave të pazakonta apo tentativave për cenimin e plumbçeve elektronike.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se kjo nismë do të sigurojë mbrojtjen e të ardhurave publike, rritjen e eficencës për operatorët ekonomikë dhe forcimin e luftës kundër evazionit dhe kontrabandës.

Sipas kreut të Financave, zbatimi i këtij sistemi është pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të administratës doganore, në përputhje me ndryshimet e miratuara në kuadrin rregullator doganor. Salla e Monitorimit do të ndjekë në kohë reale vendndodhjen, itinerarin dhe gjendjen e plumbçeve elektronike, duke marrë sinjalizime automatike për çdo devijim, ndalesë të pazakontë apo tentativë ndërhyrjeje. Këto sinjalizime shërbejnë për vlerësimin e riskut dhe përcaktimin e kontrolleve të nevojshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! AktualitetEkonomi