Lajme Zone
Singapori paguan qytetarët për të rikthyer dashurinë për librat
BotëJOQ Albania

Singapori paguan qytetarët për të rikthyer dashurinë për librat

Singapori po i shpall luftë “doomscrolling”-ut (shfletimit të vazhdueshëm të lajmeve ose përmbajtjeve negative në telefon dhe rrjete sociale) me një ide të pazakontë, të paguajë qytetarët për të lexuar. Shteti aziatik ka nisur një program kombëtar pesëvjeçar që synon të rikthejë leximin në jetën e përditshme, duke e kthyer atë në një lojë me pikë dhe shpërblime. Qytetarët që lexojnë të paktën 15 minuta në ditë mund ta regjistrojnë aktivitetin në platformën qeveritare dhe të grumbullojnë monedha virtuale.

Shpërblimi është modest, por ideja është e veçantë: duhen 50 ditë leximi për të fituar 1 dollar Singapori. Çdo seancë prej të paktën 15 minutash sjell 20 monedha virtuale, ndërsa vetëm një seancë mund të regjistrohet në ditë. Autoritetet besojnë se “gamifikimi” mund t’i ndihmojë qytetarët të krijojnë një zakon të qëndrueshëm leximi dhe të largohen për pak nga ekranet dhe përmbajtja e shkurtër që mbizotëron në internet.

Nisma vjen në një kohë kur edukatorët dhe ekspertët po shqetësohen për rënien e përqendrimit dhe të interesit për tekstet e gjata. Edhe pse Singapori vazhdon të renditet ndër vendet me performancën më të lartë në lexim, autoritetet duan ta ruajnë këtë kulturë edhe te brezat e rinj. Programi “fito ndërsa lexon” është aktualisht në fazë pilotimi dhe pritet të pasurohet me veçori të reja, bazuar në reagimet e qytetarëve.