Lajme Zone
Sytë nga Haga/ Edhe një orë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Sytë nga Haga/ Edhe një orë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka mbetur rreth një orë deri në fillimin e seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ekipet mbrojtëse të katër të akuzuarve kishin kërkuar që, për shkak të kompleksitetit të rastit, shpallja e aktgjykimit dhe caktimi i dënimit të bëheshin në ditë të ndryshme, në rast se vendimi do të ishte fajësues.

Kjo kërkesë, e kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar, nuk është aprovuar nga trupi gjykues. Gjykata ka vendosur që të ndiqet praktika e aplikuar edhe në rastet e tjera të Dhomave të Specializuara. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në rast të një vendimi dënues, kohëzgjatja e dënimeve do të bëhet e ditur në një fazë të mëvonshme. Palët do të kenë mundësi të paraqesin parashtresat e tyre pranë trupit gjykues lidhur me çështjen e dënimit.

Gjatë seancës, aktgjykimi do të lexohet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve. I pari që do të dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Seanca pritet të zgjasë rreth dy orë.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! AktualitetRajoni hagaUÇK