Të pakën 11 persona kanë vdekur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin e Gazës gjatë orëve të natës. Sipas Mbrojtjes Civile Palestineze, rreth 100 palestinezë janë ende të bllokuar nën ndërtesë, 50 prej tyre fëmijë. "Ne mund të dëgjojmë zërat e banorëve nën rrënoja dhe ekipet tona po përpiqen t'i shpëtojnq ata", tha një zëdhënësi për mediat. LEXO edhe...Çfarë dihet për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën? Sipas një gazetari të Al Jazeera ndërtesa ishte dëmtuar pjesërisht nga sulmet izraelite, por "palestinezët që jetonin atje nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të strehoheshin brenda saj Shumica dërrmuese e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar nga bombardimet izraelite. Lufta në Gaza ka vrarë më shumë se 73,000 palestinezë dhe ka plagosur 174,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi dhe shifrat që ajo shpall konsiderohen të besueshme nga OKB-ja. Lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Lufta ne Gaza Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.7% Të gabuar 62.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1854 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
