Vijojnë operacionet për kapjen e personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Devoll. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klajdi Muça, nga qyteti i Durrësit, i cili drejtonte një automjet tip benz dhe gjatë kontrollit të uniformave blu, brenda mjetit janë gjetur 6 emigrantë të paligjshëm. Këta të fundit ishin shtetas sudanezë, të cilët dyshohet se po transportoheshin drejt Tiranës, me qëllim kalimin jashtë shtetit. LEXO edhe...Shpopullimi i fshatrave/ Mbeti vetëm 1 nxënës, i vihet kyçi shkollës së Neviçishtit në Korçë Sipas informacioneve, për këtë aktivitet, 23-vjeçari dyshohet se do të përfitonte 600 deri në 700 euro për person. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, një sasi lekësh dhe disa aparate celularë. Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Korce emigrante te paligjshem Klajdi Muça Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.7% Të gabuar 62.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1854 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?

