Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Simboli i qëndresës popullore”/ Arkitekti Ani Marku zbulon strategjinë e re të protestës: Bllokim masiv i Kuvendit më 10, 17 dhe 24 shtator


Aktivisti dhe arkitekti Ani Marku, një nga figurat më konstante të qëndresës qytetare në bulevard, ka qenë i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ku ka zbërthyer simbolikën e pankartës së tij dinamike dhe ka njoftuar përshkallëzimin e protestave përpara parlamentit.

Aktivisti dhe arkitekti Ani Marku, një nga figurat më konstante të qëndresës qytetare në bulevard, ka qenë i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ku ka zbërthyer simbolikën e pankartës së tij dinamike dhe ka njoftuar përshkallëzimin e protestave përpara parlamentit. Me profesion arkitekt dhe drejtues i një studioje projektimi në Tiranë, Ani Marku i është bashkuar revoltës popullore që në ditën e saj të dytë, duke mos u shkëputur për asnjë moment. I pajisur me një pankartë të veçantë të ndërtuar vetë me mjete rrethanore, me mesazhe që ndërrohen, ai e lëviz pankartën në sinkron me thirrjet e turmës, duke u kthyer në një dirigjues vizual të revoltës kundër qeverisë. “Pankartën e ndërtova vetë dhe lëvizja e saj në shesh vjen natyrshëm. Kur zëri i masës është i qartë dhe të gjithë janë në sinkron, vjen shumë thjeshtë të ndjekësh ritmin e thirrjeve për dorëheqje,” u shpreh Marku gjatë intervistës. Gjatë emisionit, aktivisti zbuloi edhe mesazhin e ri të shkruar në pankartën e tij, i cili thërret për mobilizim masiv qytetar gjatë paraditeve përpara godinës së Parlamentit në orën 09:00, pikërisht në tri data kyçe: 10, 17 dhe 24 shtator. “Gjatë paradites kemi efektivitetin më të madh, sepse aty ndihet që ka realisht rezistencë përballë parlamentit. Për ta bërë të përballueshme për qytetarët që kanë punët e tyre, kemi fokusuar goditjen në këto tri data për një pjesëmarrje masive. Kjo rezistencë do të vijojë deri në arritjen e qëllimit,” deklaroi aktivisti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb