Fëmijët do të mësojnë si të jenë të sigurt kur lundrojnë në internet që në bankat e para. Siguria kibernetike është bërë pjesë e kurrikulës shkollore për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta. Nxënësit mund ta zgjedhin si lëndë duke filluar nga ky vit.
“Nuk bëhet fjalë për nivel teknik, por sesi fëmijët, mësuesit, prindërit të kenë qasje në hapësirën digjitale, informacionet që ndajnë online, dallimi i një përmbajtjeje reale nga një jo reale duke marrë shkas nga përdorimi i inteligjencës artificiale, me kë duhet të kontaktojnë kur bien pre e bullizimit”, tha Bledar Kazia.
Me nisjen e vitit shkollor, specialistët e Autoritetit për Sigurinë Kibernetike do të trajnojnë mësuesit sipas nivelit të nxënësve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Ne, ekspertët e autoritetit, t’i trajnojmë si të kenë qasje në kur një fëmijë paraqet rast abuzimi”, shtoi ai.
Fëmijët janë ndër përdoruesit më aktivë të teknologjisë. Krahas mundësive për të komunikuar, ata mund të përballen me bullizëm, mashtrim, përmbajtje të papërshtatshme dhe kontakte të rrezikshme online. Vetëm pranë Autoritetit për Sigurinë Kibernetike vitin e shkuar u paraqitën 240 denoncime.
“Shumë e përhapur, arsye që ne ndërmorëm këtë masë me Ministrinë e Arsimit. Kemi hapësirë për denoncime gjatë vitit të kaluar, 240 pranë autoritetit për sigurinë kibernetike”, tha Bledar Kazia.
Në vijim synohet shtrirja e moduleve edhe në klasa të tjera me qëllim përdorimin e teknologjisë në mënyrë të sigurt dhe jo largimin e fëmijëve prej saj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Bledar Kazia
