Lajme Zone
Si u zbulua banda shqiptare në Spanjë? Detaje të reja
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Si u zbulua banda shqiptare në Spanjë? Detaje të reja

Detaje të reja dalin nga operacioni i Policisë Kombëtare spanjolle kundër një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e cila vepronte kryesisht në Costa del Sol dhe përdorte Katalonjën si bazë logjistike për magazinimin dhe transportin e kokainës. Operacioni ka përfunduar me 15 arrestime dhe sekuestrimin e më shumë se 2.7 tonë kokainë, rreth 800 gramë tusi, dy armë zjarri dhe 29 automjete luksoze. Në një vilë në Sant Just Desvern, e marrë me qira për vetëm disa ditë dhe e përdorur si “guardería” për fshehjen e drogës, policia gjeti 1.351 kilogramë kokainë të pastër të fshehur në garazh.

Sipas autoriteteve spanjolle, grupi kishte një strukturë të organizuar dhe disiplinë “pothuajse ushtarake”. Anëtarët transportonin kokainën nga jugu drejt veriut të Spanjës me makina luksoze, ndërsa kolonat shoqëroheshin nga katër ose pesë automjete të tjera për të kontrolluar lëvizjet e policisë. Disa makina udhëtonin me shpejtësi deri në 200 km/h dhe mund të përshkonin rreth 2 mijë kilometra në një ditë. Për të shmangur identifikimin, automjetet regjistroheshin në emra personash të tjerë, ndërsa grupi dyshohet se përdorte edhe kompani automjetesh për pastrimin e parave, makina të paregjistruara dhe kontrata qiraje të falsifikuara.

Hetimi nisi pas një informacioni të autoriteteve kolumbiane për një ngarkesë kokaine drejt Spanjës dhe zbuloi se grupi kishte vepruar që prej vitit 2016. Sipas policisë, anëtarët nuk merreshin drejtpërdrejt me sigurimin apo shitjen e drogës, por me transportimin dhe magazinimin e saj përpara vijimit të rrugës drejt destinacioneve të tjera europiane. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu kripto-asete, produkte financiare dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa 12 nga 15 të arrestuarit janë dërguar në paraburgim. Autoritetet spanjolle vlerësojnë se droga e sekuestruar arrin një vlerë prej rreth 50 milionë eurosh në tregun ilegal.