Si u katapultua "nxënësja" e Engjëll Agaçit në krye të AIDA-s, ndërsa dosjet e Bankers Petroleum vazhdojnë të qarkullojnë nëpër sirtarë të mbyllur Laura Plaku (Saro) u emërua në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve më 14 shtator 2023, me vendim të Bordit Drejtues nr. 1. Nuk është një post i zakonshëm. AIDA është agjencia që miraton statusin “investim strategjik”, vulën që u hap rrugën investitorëve të mëdhenj për të përfituar prona shtetërore me çmime marrëveshjeje dhe leje ndërtimi të shpejta. E vendosur në krye të këtij mekanizmi, Laura Saro mban në duar çelësat e investimeve strategjike të vendit.
Ajo njihet si nxënësja e Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, njeriu që mban të gjitha fijet e kabineteve të Edi Ramës. Emërimi në AIDA e vendos atë në një pozicion kyç mbi investimet strategjike dhe pronën shtetërore, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi konfliktin e interesit dhe mbi rrjetin familjar që ajo ka ndërtuar në Shqipëri dhe Londër.
PCG-ja, firma që lulëzoi me paratë e Bankers
Historia e Laura Saros në biznes nis me PCG, një kompani konsulence dhe asistencë ligjore që ajo e themeloi vetë. Pak muaj pas themelimit, zonja Saro vendosi që 49 për qind të aksioneve t’i shiste tek avokati Besnik Çerekja, i njohur si avokati i Shkëlzen Berishës. Dhe biznesi filloi të lulëzonte.
Në vitin e parë PCG bëri vetëm 35 mijë euro xhiro, por në vitin e dytë të ardhurat e saj kërcyen në 150 mijë euro. Më vonë, në vitin 2018 xhiro shkoi 220 mijë euro dhe në 2019-ën ajo u rrit më tej në 360 mijë euro. Dy vitet e mëpasshme, PCG arkëtoi dhe 520 mijë euro të tjera. Në vitin 2022, aksionerët Saro dhe Çerekja vendosën në mënyrë të beftë që ta mbyllnin shoqërinë duke e likujduar atë.
Sipas bilanceve, në pesë vitet e aktivitetit të saj PCG arkëtoi mbi 1.2 milionë euro të ardhura dhe regjistroi një fitim fiskal neto prej mbi 420 mijë eurosh. Një nga burimet kryesore të këtyre fitimeve ishte Bankers Petroleum. Për çudi, emri i PCG-së nuk rezulton në dosjen hetimore të Bankers.
Çerekja, përmes një tjetër linje, ka përfituar rreth 4.4 milionë euro nga Bankers Petroleum Albania. Juristja Laura Saro nuk figuron në dosjen e lodhur të Prokurorisë së Fierit për aferën Bankers dhe as në dosjen që mori në dorë SPAK-u, ndryshe nga ortaku i saj, Besnik Çerekja, dora e të cilit del qartë në dosje. Ky fakt ngre dyshime për një hetim të njënashëm dhe gjueti shtrigash.
Rrjeti familjar në Londër
Pasi e la pas firmën e konsulencës PCG në likuidim, kryeministri Edi Rama e ka ngritur Laura Saron në krye të AIDA-s. Bashkëshorti i saj, Sokol Plaku, është administrator dhe zotërues 100 për qind i A.L.S Consulting, një firmë që ofron asistencë në investime strategjike në fushën e turizmit dhe konsulencë ligjore e financiare. Pra, të njëjtin lloj shërbimi që ofronte PCG e Laura Saros para se ajo të emërohej në AIDA. Bashkëshorti këshillon investitorët, bashkëshortja miraton investimet. Një marrëveshje e përsosur biznesi familjar. Sokol Plaku prej vitesh nuk deklaron bilancet e firmës së tij. Nuk dihet se sa ka fituar, nga kush dhe për çfarë. Faksimile/ Laura Saro, "nxënësja" e Engjëll Agaçit që drejton investimet strategjike dhe kanalizon paratë te xhepi i familjes në Londër
29 Qershor, 10:27 Kushërira e Laura Saros, Arlisa Saro, është një histori më vete. Shtetase britanike, e lindur në nëntor 1991, ajo banon në Hardwick House, Waterfront Drive, SW10 0JR, Londër. Në këtë adresë janë regjistruar tre kompani. POLMAX LIMITED, e themeluar më 19 prill 2024, ku Arlisa Saro është drejtore e vetme dhe personi i vetëm me kontroll domethënës, merret me pasuri të paluajtshme: blerje, shitje, qira dhe administrim pronash. BETTER BONDS LIMITED, e themeluar më 27 shkurt 2026, ku ajo është drejtore së bashku me një shtetase të huaj, merret me arsim dhe shëndetësi. FIRST BAR LIMITED, ku Arlisa Saro ka qenë aksionere me kontroll domethënës (25–50 për qind) në dy periudha: 10 shkurt 2022 deri më 1 prill 2023 dhe 12 mars 2024 deri më 30 mars 2026.
FIRST BAR LIMITED zotëron me leasehold lokalin Foresters Arms në Hampton Wick, Surrey, blerë më 31 maj 2019 për 108 mijë paund. Arlisa Saro është bashkëaksionere me Ceno Klosin në FIRST BAR LIMITED që nga 29 janari 2019. Ish-kreu i Tatimeve Klosi po hetohet nga SPAK për aferën Bankers dhe dyshohet për mosdeklarim të aseteve në Londër. Kushërira e drejtoreshës së AIDA-s ka qenë në biznes me shefin e Tatimeve për vite me radhë, pikërisht kur ai mbikëqyrte fiskalizimin e kompanive shqiptare dhe kur ajo blinte prona në Londër.
Leje ndërtimi me Fondacionin “Mirësia” Fondacioni Mirësia ka në krye dy gra: Arta Saro, nëna e Laura Saros, dhe Manushaqe Plaku, vjehrra e Laura Saros. Fondacioni ka marrë leje zhvillimi nga KKT për “Ndërtimin e qendrës për institucionet e KMSH-së në Peqin”. Objekti po ndërtohet nga Fondacioni Mirësia, i cili dyshohet se po përdor para të përfituara nga Bankers dhe nga rryshfetet e AIDA-s, të përziera me donacione.
Fondacioni qarkullon qindra mijëra euro donacionesh përmes një mekanizmi të errët, pa transparencë. Këto para po kthehen në beton, në një qendër për institucionet e KMSH-së, duke i dhënë një fasadë ligjore parave të pista. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në mbledhjen e fundit, përpos të tjerave ka miratuar lejen e zhvillimit për këtë objekt, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”. Ndërtimi i qendrës në fjalë do të financohet nga para donacionesh, por ka dyshime të forta se mund të hidhen edhe para që drejtoresha Laura Saro ka përfituar nga afera Bankers.
Paratë u përfituan nga Bankers Petroleum dhe nga investimet strategjike. Kjo lexohet qartë në pasqyrat financiare të PCG-së dhe të A.L.S Consulting. Xhiroja e PCG-së kërceu nga 35 mijë euro në vitin e parë në mbi 1.2 milionë euro brenda pesë vjetësh, me një fitim fiskal neto prej mbi 420 mijë eurosh. A.L.S Consulting e bashkëshortit Sokol Plaku prej vitesh nuk deklaron bilancet. Nuk dihet sa ka fituar, nga kush dhe për çfarë. Dy firma, një fushë veprimtarie, një familje. Bashkëshorti këshillon investitorët, bashkëshortja i miraton ata në krye të AIDA-s.
Si u katapultua Laura Saro, “nxënësja” e Engjëll Agaçit, në krye të AIDA-s?
Pse një grua me firmë konsulence në të njëjtën fushë ku ajo miraton investimet u vendos në krye të agjencisë që shpërndan statusin e investimit strategjik? Pse PCG-ja u likuidua nëntor 2021 dhe u çregjistrua janar 2023, pikërisht para se ajo të emërohej në AIDA? Pse bashkëshorti Sokol Plaku nuk deklaron bilancet e A.L.S Consulting? A duhet hetuar Arlisa Saro e cila ka kompani në Londër me Ceno Klosin, ish-kreun e Tatimeve nën hetim për Bankers? Pse Fondacioni Mirësia, i drejtuar nga nëna dhe vjehrra e Laura Saros, po ndërton një qendër në Peqin me para donacionesh që dyshohet se vijnë nga korrupsioni? Pse SPAK nuk po i prek këta persona, pavarësisht peshës së dosjeve?
Nuk është e vështirë të kuptohet se për çfarë shërbimesh të tilla kjo grua e investimeve strategjike transferohet nga një institucion në tjetrin, ndërsa nuk preket as nga SPAK për aferën Bankers dhe për rryshfetet e AIDA-s. /Pamfleti 1 Komente A Adi 2 Tetor 2026, 13:34 Dosja Bankers turp per drejtesine vazhdojne te vjedhin pa asnje shqetesim nen hijen e kesaj drejtesie qe ne te vertet nuk ekziston keta kane vjedhur miliarda euro nje dem kolosal Shtetit tone dhe me qarte qytetareve te Shqiperise te majtet erdhen me buje qe do te vinin bankers me shpatulla pas murit sot kane deshtuar totalisht as me goje nuk guxojne ta zene me dhe jo me ta hetojne famkeqen Bankers petrolium Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë SPAK tek dera e ARRSH-së: Aferat korruptive të Ami Kozelit dhe pazaret për rrugët me oligarkët e betonit 1 Tetor 2026, 19:0019:00Dosja e zezë Shkodra nën kazmën e Blendi Gonxhes: Endri Haxhiu spastron specialistët që penguan shkatërrimin, “Kafja e madhe” shkon në SPAK 1 Tetor 2026, 12:4712:47Dosja e zezë Po çfarë janë këto monstra mor aman: Vjehrri mohoi baxhanakun, dhëndri mohon kushëririn! 30 Shtator 2026, 13:5713:57Dosja e zezë Pse PS e flaku Gysin e Vlorës: Sinjalet e Taulantit dhe lufta e klaneve për kupolën e partisë 30 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Alarm në SHBA dhe NATO, a i dekonspiroi Vlora Hyseni sekretet e aleatëve? 29 Shtator 2026, 15:2115:21Dosja e zezë 4iG nën hetim në Budapest, ONE Albania në skanerin e Amerikës 29 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë

