Lajme Zone
“Si Sicilia e viteve’ 80”, “Shkrini qeverinë, jo bashkitë”! Pankarta, spraj lotsjellës dhe vezë ndaj policisë, çfarë ndodh në protestën pranë Kuvendit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Si Sicilia e viteve’ 80”, “Shkrini qeverinë, jo bashkitë”! Pankarta, spraj lotsjellës dhe vezë ndaj policisë, çfarë ndodh në protestën pranë Kuvendit

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit kundër reformës territoriale. Protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë.

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit kundër reformës territoriale. Protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë. “Shkrini qeverinë, jo bashkitë” dhe “Si Siçilia e viteve ’80” janë disa prej mesazheve të shfaqura në pankarta gjatë protestës. Në disa momente, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur spraj lotsjellës. Përplasjet kanë sjellë tensione të forta pranë ambienteve të Kuvendit, ndërsa protestuesit vijojnë të kundërshtojnë reformën territoriale dhe ndryshimet e propozuara për bashkitë. Protesta zhvillohet në një situatë të tensionuar, me forca të shumta policie të angazhuara në ruajtjen e perimetrit të sigurisë rreth Kuvendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb