Një video që po qarkullon në rrjetet sociale 24 orët e fundit e ka bërë edhe njëherë shoqërinë të reflektojë se si po përdoren këto platforma, të ndihmuara nga Inteligjenca Artifiale, për të denigruar figura të njohura apo individë të zakonshëm.
Video tregon një person, që thuhet se është një gazetar i njohur në një drekë mes miqsh. Materiali është i shkurtër vetëm 7 sekonda. Ai është prerë në nisje për të dhënë idenë se gazetari ka përqafuar vajzën që ka ngjitur dhe është prerë edhe në momentin e fundit kur një personazh tjetër ngjitur me vajzën bën një veprim jo të hijshëm me të.
Foto e manipuluar me Inteligjencë Artificiale Po ta shikosh videon, gazetari për të cilin thuhet se është aty, ka flokë dhe mjekërr të zeza e të dendura, që ata që e njohin e dinë se nuk i ka, sepse i kanë dalë thinjat që 12 vjet më parë. Ka një peshë trupore që nuk e ka pasur kurrë ne jetë. Ekspertët e IT-së thonë se në këtë pjesë të videos është ndërhyrë për të manipuluar lëvizjen e tij. Edhe në pjesën e fundit të videos, sipas tyre, është ndërhyrë për të manipuluar veprimet e personit të dytë.
Manipulimi vijon më tej. Disa faqe në Instagram apo Facebook kanë nxjerrë një foto sikur personi që thuhet se është gazetari, i hedh dicka në gotë vajzës. Ky imazh nuk është askund në video. Pra kjo foto është e krijuar tërësisht me IA.
Foto e manipuluar me Inteligjencë Artificiale Po të shihet me kujdes video, në të njëjtë sekuencë prej 7 sekondash gazetari shfaqet një herë me syze një herë pa syze. Po në të njëjtën sekuencë, vajza afër tij shfaqet njëherë pa syze e një herë me syze dielli.
Tani, veç imazheve, për të përbaltur një figurë të njohur është manipuluar dhe narrativa. Ata që e kanë qarkulluar videon shkruajnë se aty ka ndodhur “një sulm seksual, një abuzim” e të tjera. Vetë vajza për të cilën thonë se këto rrjete sociale e kanë identifikuar, ka reaguar duke thënë se nuk është ajo aty. Asnjë vajzë tjetër nuk ka bërë përpara për t’u ankuar për ndonjë abuzim.
Ajo që kemi parë këto ditë është se nëpërmjet inteligjencës artificiale janë krijuar edhe video të tjera për të sulmuar politikanë e biznesmenë. Për shembull, një seri videosh qarkullojnë sikur Ergys Agasi po flet në një zyrë me Vlora Hysenin apo Edi Ramën, etj. Manipulimi që po bëhet me anë të videove është i qëllimshëm, për të denigruar një figurë apo për të ngritur një furtunë, në një periudhë jo të qetë për Shqipërinë. Në valën e sulmeve nëpër rrjetet sociale po përfjnë përditë individë të vecantë. Dikush e bën si pjesë e fenomenit të gjobëvënies, e dikush për interesa të tjera. Peizazhi mediatik, i përmbytur nga fenomeni i gjobëvënies
23 Shtator, 11:12 Policia, prokuroria apo gjykatat, duhet të ndërhyjnë në këto raste për t’i identifikuar këto faqe anonime dhe për t’i vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre manipulimeve dhe këtyre sulmeve. Nëpërmjet këtyre postimeve ata shkaktojnë trauma individuale e familjarë të personave që përfshijnë.
Është koha që Policia e Shtetit të kuptojë se njerëzit nuk sulmohen më vetëm fizikisht, por nëpërmjet faqeve anonime në internet, po sulmohen në jetën e tyre private, brenda familjeve e kudo. Gjobëvënia nga mediat dhe portalet anonime/ Nikolin Jaka: Po sulmohen dhe dëmtohen qëllimisht bizneset
22 Shtator, 15:26 Në këto kohë të zhvillimit të frikshëm të Inteligjencës Artificiale, ajo duhet ta fuqizojë sektorin e krimit kibernetik, për ta pasur pararojë, për ta mbrojtur shoqërinë nga një armik i padukshëm në sipërfaqe, por që në prapaskenë kanë për regjisorë llumin e shoqërisë që po përpiqet të destabilizojë vetë shoqërinë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

