Lajme Zone
“Si ndihesh për korrupsionin?”/ Gazetari amerikan nxjerr akuzat e Ballukut, Rama i kthehet ashpër: Erdhe për thashetheme nga Amerika këtu? Po merr kohën time të çmuar
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Si ndihesh për korrupsionin?”/ Gazetari amerikan nxjerr akuzat e Ballukut, Rama i kthehet ashpër: Erdhe për thashetheme nga Amerika këtu? Po merr kohën time të çmuar

Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë që ai drejton.

Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë që ai drejton. Duke përsëritur deklaratën se përgjegjësia është individuale, Rama u pyet nga Callaghan se si ndihet për korrupsionin. Kreu i ekzekutivit u përgjigj me tone të ashpra duke pyetur gazetarin se nga e di ky i fundit sesi ndihet në lidhje me këtë çështje. “Po të pyes se si ndihesh”, iu drejtua Callaghan Ramës, ndërsa ky i fundit u përgjigj duke thënë se “nuk jam këtu për të ndarë ndjenjat e mia me ty djalosh. Jam këtu prë t’iu përgjigjur fakteve”. “Çfarë do t’i thuash audiencës? Ke ardhur këtu nga Amerika për çfarë? Për të bërë thashetheme em mua këtu?” u shpreh Rama. Gazetari këmbënguli në pyetjet lidhur me korrupsionin, ndërsa në pamjet e dokumentarit shfaqeshin akuzat penale të zyrtarëve të qeverisë Rama, mes tyre edhe ato të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

“Unë jam këtu për të të mikpritur me respekt, po të jap ty kohën time të çmuar dhe ti duhet ta përdorësh kohën time me respekt”, u shpreh Rama, duke refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb