Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Si mund të miratohet buxheti kur paratë përfundojnë në arkat e kuqe në vilat e Ballukut?!”/ Gazment Bardhi: Arka të tilla gjenden në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të Ramës


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në emisionin “Minuta e Parë” në “News24”, komentoi projektbuxhetin për 2027.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në emisionin “Minuta e Parë” në “News24”, komentoi projektbuxhetin për 2027. Gjatë intervistës, Bardhi tha se deputetët nuk mund përdorën thjeshtë si numër si kartonë, siç sipas tij synon kryeministri Edi Rama. Gjithashtu ai theksoi se shqetësim mbetet fakti se sipas tij, paratë e shqiptarëve shkojnë në arkat e Ballukut dhe të bashkëpunëtorëve të Ramës. “Është e paimagjinueshme që në Kuvend të mos ketë asnjë debat për studentët. Ka probleme të akumuluara prej 14 vitesh dhe tani po thuhen në këto revolta. Opozita dhe grupi parlamentar i PD ka mjaftueshëm deputetë në Kuvend për të përcjellë zërin e protestuesve në sallën e Kuvendit. Nuk mund të ketë normalitet në Kuvend se në të kundërt do t’i kthente deputetët vetëm në kartonë. Nuk ka patur mungesë në Komisionin e Ekonomisë për të diskutuar buxhetin, kolegët tanë kanë ngritur shqetësimet. Do ketë mbledhje të posaçme të grupit parlamentar, ligji i buxhetit është dhe një akt politik…Në miratojmë buxhetin dhe buxheti përfn në arkat e kuqe në vilat e Ballukut, ky është shqetësimi. Sepse është provuar që nuk shpenzohen për qytetarët. Buxheti si akt politik do duhet të diskutohet më gjatë. Dhe do trajtohet në kuadër të revoltës që kanë qytetarët. Është e pafalshme që u zbuluan arka me euro dhe të jeni të sigurt që arka të tilla do gjeni në shtëpitë dhe çdo bashkëpunëtori dhe në shtëpinë e Ramës”, tha ai © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb