Analisti Sebastian Zonja i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arian Çanin në News24 foli për faktin sesi u bind Erion Braçe të japë votën “pro” për reformën territoriale. Zonja theksoi se Braçe ka vepruar sipas interesit të tij. Për të, interesi i vetëm i Braçes ka qenë vetëm mandati. Sebastian Zonja: Shqetësimi i vetëm i një politikani është mandati dhe vota. Me ndryshimet e 2008-tës, kryetari i partisë vendos gjithçka. Duke u nisur nga premisa se deputeti ka hallin e mandatit të tij, ka qenë një takim dy orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Braçes. Ajo që dua të them, se interesi i deputetit është vetëm mandati i tij. Nuk e di nëse do jetë kandidat për Tiranën, por për mua ka siguruar diçka.
Një person që ka 30 vite në politikë, i pëlqen pushteti, sepse ky pushtet të sjell më shumë para. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: brace rama sebastian zonja
