Lajme Zone
Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, Akademia e Shkencave humbet themeluesin e saj të fundit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shuhet në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, Akademia e Shkencave humbet themeluesin e saj të fundit

Homazhet për akademik Luan Omarin do të zhvillohen të premten, më 30 tetor 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë duke nisur nga ora 10:00.

Luan Omari Homazhet për akademik Luan Omarin do të zhvillohen ditën e nesërme në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë duke nisur nga ora 10:00... Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademik Luan Omari, një prej figurave të shquara të mendimit juridik, shkencor dhe akademik shqiptar. Lajmin e bëri të ditur Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institucion ku Omari ishte anëtar themelues, ish-sekretar shkencor dhe ish-zëvendëskryetar.

Homazhet për akademik Luan Omarin do të zhvillohen të premten, më 30 tetor 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë duke nisur nga ora 10:00.

Me ndarjen e tij nga jeta, më 29 tetor 2026, Akademia e Shkencave humbet anëtarin e fundit të brezit të themeluesve të saj, që prej krijimit të institucionit në vitin 1972. Omari ishte gjithashtu akademiku i parë shqiptar që kaloi një shekull jetë, duke mbetur një nga përfaqësuesit e historisë së arsimit të lartë dhe shkencave juridike në Shqipëri.

Akademik Luan Omari lindi më 10 qershor 1925, në një familje me tradita të forta kulturore dhe arsimore. Arsimin e hershëm e kreu në Bari të Italisë, ndërsa diplomën e maturës e mori në gjimnazin italian të Tiranës. Studimet e larta për drejtësi i nisi në Beograd dhe i vijoi në Sofje, ku mori diplomën në Shkencat Juridike.

Karriera e tij akademike nisi në Institutin e Lartë Juridik të Tiranës, ku shërbeu si docent i së Drejtës Publike gjatë viteve 1954–1957. Më pas, nga viti 1957 deri në vitin 1974, mbajti postin e dekanit të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tiranës, duke drejtuar për 17 vjet një nga institucionet kryesore të formimit të juristëve shqiptarë.

Gjatë veprimtarisë së tij universitare, Omari ishte gjithashtu profesor i së Drejtës Kushtetuese, Teorisë së Shtetit dhe së Drejtës, si dhe i së Drejtës Publike. Përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, ai kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë juristësh dhe akademikësh, shumë prej të cilëve kanë mbajtur përgjegjësi të rëndësishme në institucionet juridike, shtetërore dhe universitare të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij lidhet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku ishte anëtar që prej themelimit të saj në vitin 1972. Gjatë periudhës 1975–1993, ai ushtroi funksionin e sekretarit shkencor të Akademisë, ndërsa nga viti 1997 mbajti postin e zëvendëskryetarit, duke kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë shkencore të institucionit.

Kontributi i tij u shtri edhe në arenën ndërkombëtare. Që prej vitit 1992, Luan Omari ishte anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Ndërsa gjatë periudhës 1998–2006, ai ishte anëtar i Komisionit Evropian për Demokraci përmes së Drejtës, i njohur si Komisioni i Venecias, pranë Këshillit të Evropës.

Në këtë institucion të rëndësishëm këshillimor evropian, Omari mbajti edhe postin e zëvendëskryetarit gjatë viteve 2003–2005, duke përfaqësuar Shqipërinë në diskutimet mbi demokracinë, shtetin e së drejtës, zhvillimet kushtetuese dhe standardet juridike evropiane.

Në fushën e kërkimit shkencor, akademik Omari ishte autor i një sërë librash, monografish, botimesh dhe artikujsh shkencorë mbi të drejtën kushtetuese, historinë e së drejtës, sistemin juridik shqiptar dhe zhvillimin e institucioneve shtetërore. Ai mori pjesë gjithashtu në konferenca dhe kongrese kombëtare e ndërkombëtare, duke dhënë kontribut në debatet shkencore dhe juridike brenda dhe jashtë vendit.

Pas ndryshimeve politike të viteve ’90, Omari u përfshi në proceset dhe debatet për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të legjislacionit kushtetues, duke kontribuar në ndërtimin e kuadrit juridik të shtetit demokratik dhe zhvillimin e mendimit kushtetues shqiptar.

Për kontributin e tij shumëvjeçar në shkencë, drejtësi dhe arsimin e lartë, Luan Omari u vlerësua me disa nderime të rëndësishme. Në vitin 2016, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike, ndërsa në vitin 2020, Presidenti i Republikës e dekoroi me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në shenjë mirënjohjeje për meritat e tij të veçanta në fushën e së drejtës dhe rolin në themelimin dhe zhvillimin e institucioneve të dijes në Shqipëri.

Me ndarjen nga jeta të Luan Omarit mbyllet edhe një kapitull i rëndësishëm i historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pasi ai ishte anëtari i fundit i mbijetuar i brezit themelues të vitit 1972. Kontributi i tij në zhvillimin e së drejtës kushtetuese, formimin e brezave të juristëve dhe përfaqësimin e Shqipërisë në institucionet shkencore e juridike evropiane mbetet pjesë e trashëgimisë akademike shqiptare./Pamfletiluan omari Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Frojdi dhe iluzioni i kontrollit: A jemi vërtet zotër të mendjes sonë? 29 Tetor 2026, 17:3917:39Kulture “La Sylphide” sjell magjinë e baletit romantik në Korçë, një histori dashurie mes ëndrrës dhe së paarritshmes 29 Tetor 2026, 13:4613:46Kulture Marianne Faithfull, rrëfimi i fundit: Fama, varësia dhe jeta përtej Rolling Stones 29 Tetor 2026, 13:2513:25Kulture Premiera botërore e veprës së Vasil S. Toles, pianoja e Amir Xhakoviqit dhe Orkestra Simfonike në një mbrëmje të veçantë 29 Tetor 2026, 12:4112:41Kulture “East of Eden” në Netflix: 5 dallimet që ndryshojnë mënyrën si e kuptojmë romanin e John Steinbeck 28 Tetor 2026, 15:2215:22Kulture “Të hash imazhet”, 435 vepra tregojnë si njerëzit e konsumojnë artin prej 6 mijë vjetësh 28 Tetor 2026, 12:5712:57Kulture