Partia Demokratike ka reaguar pas shtyrjes për në vjeshtën e vitit 2027 të Censit të Bujqësisë, i planifikuar për t’u zhvilluar gjatë këtij viti. Përmes një deklarate, drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD, Ines Nurja, është shprehur se ky është një tregues i mungesës së seriozitetit me të cilin qeveria sipas saj, po e trajton bujqësinë shqiptare. LEXO edhe...Ministria e Bujqësisë nxjerr urdhrin: Çdo ngarkese me misër të importuar do t’i bëhen analizat në doganë Nurja tha gjithashtu se qeveria dhe INSTAT duhet të bëjnë publike arsyet konkrete të kësaj shtyrjeje, përgjegjësitë për mosrespektimin e afatit, kalendarin e ri, kostot që sjell vonesa dhe ndikimin e saj në detyrimet e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian. Sipas saj, fermerët shqiptarë nuk mund të presin pafundësisht që shteti të kuptojë se çfarë po ndodh me bujqësinë. Deklarata e drejtueses së Departamentit të Statistikave në PD, Ines Nurja: Shtyrja sërish e Censusit të Bujqësisë, këtë herë për në vitin 2027, është një tjetër tregues i mungesës së seriozitetit me të cilin qeveria po trajton bujqësinë shqiptare. Prej vitesh ky sektor përballet me probleme të rënda: largimin e njerëzve nga zonat rurale, braktisjen e tokës, rritjen e kostove të prodhimit, vështirësitë e fermerëve për të konkurruar dhe një sistem mbështetjeje që vazhdimisht është kritikuar për pamjaftueshmërinë e tij. Pikërisht në këtë situatë, Shqipëria ende nuk arrin të realizojë Censusin e Bujqësisë, instrumentin bazë që duhet të tregojë se çfarë bujqësie kemi sot dhe mbi të cilin duhet të ndërtohen politikat për këtë sektor. Censusi ishte paralajmëruar të niste në tetor 2026. Tani mësojmë se shtyhet për vitin 2027 sepse “nuk mjaftoi koha për procedurat”. Ky shpjegim është i papranueshëm për një proces që nuk ka lindur sot dhe që është shtyrë vazhdimisht që prej vitit 2022. Madje, pikërisht për shkak të dyshimeve mbi gatishmërinë reale të procesit, i kemi kërkuar INSTAT-it informacion konkret mbi realizimin e Censusit Pilot, miratimin e financimit, prokurimet, rekrutimin dhe trajnimin e numëruesve, sistemet IT dhe kalendarin operacional. Sot shtyrja e Censusit tregon se këto shqetësime nuk ishin të pabazuara. Çështja është edhe më serioze sepse Censusi i Bujqësisë është një nga rekomandimet e përsëritura të Komisionit Europian në kuadër të Kapitullit 18 – Statistikat. Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një afat administrativ të humbur, por me një detyrim që lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian të vendit. Ndërkohë, Censusi i Popullsisë dhe Banesave është zhvilluar në vitin 2023. Shtyrja e Censusit të Bujqësisë në vitin 2027 e çon distancën mes dy censuseve në rreth katër vjet, ndërsa rekomandimet ndërkombëtare kërkojnë që të dhënat që shërbejnë për ndërtimin e bazës statistikore të jenë sa më të përditësuara. Kjo ngre tashmë edhe pyetjen se çfarë procedure dhe çfarë kostoje shtesë do të kërkojë përditësimi i kësaj baze. Por mbi të gjitha, problemi është politik: Si mund të pretendohet se hartohen politika serioze për bujqësinë kur shteti nuk ka ende një fotografi të përditësuar të saj? Sa ferma funksionojnë realisht? Sa tokë punohet? Çfarë strukture ka prodhimi? Çfarë po ndodh me blegtorinë? Ku duhet të shkojnë subvencionet dhe cilët fermerë kanë më shumë nevojë për mbështetje? Pa të dhëna të besueshme, politikat bujqësore rrezikojnë të vazhdojnë të ndërtohen mbi një realitet që nuk ekziston më. Prandaj qeveria dhe INSTAT duhet të bëjnë publike arsyet konkrete të kësaj shtyrjeje, përgjegjësitë për mosrespektimin e afatit, kalendarin e ri, kostot që sjell vonesa dhe ndikimin e saj në detyrimet e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian. Fermerët shqiptarë nuk mund të presin pafundësisht që shteti të kuptojë se çfarë po ndodh me bujqësinë. Pas kaq vitesh shtyrjesh, “nuk mjaftoi koha” nuk mund të jetë më një justifikim. R.Xh/ReportTv.al bujqesia ines nurja Instat censi i bujqesise PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3079 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
