Seanca gjyqësore në ngarkim të Erion Veliajt është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, të cilët janë në bojkot. Gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn deri në zhvillimin e seancës së radhës. Ndërkohë, gjykata gjobiti me 50 mijë lekë avokatët mbrojtës, për shkak të mungesës së tyre në seancë. Seanca e radhës u caktuar për më 13 tetor në orën 10:00.
