Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj sot më 13 tetor. Seanca ndaj tij është shtyrë për në datën 27 tetor, raporton gazetarja Klodiana Lala. Avokatët nuk janë paraqitur në seancë, duke vijuar bojkotin e tyre, pasi nuk janë dakord me rregulloren e Kuvendit. Veliaj ndodhet në burg, nën akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të përfshirë në rastin e tij janë edhe bashkëshortja Ajola Xoxa dhe biznesmenë e bashkëpunëtorë. Edhe mbi këta të fundit bien një sërë akuzash, që kanë të bëjnë me korrupsionin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gjyqi shtyhet Veliaj

