Lajme Zone
Shtohen telashet për mikun e Ramës, Hungaria hap tjetër hetim për rrjetin 4iG
PolitikëPamfleti

Shtohen telashet për mikun e Ramës, Hungaria hap tjetër hetim për rrjetin 4iG

Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Medias dhe Komunikimeve të Hungarisë (NMHH), Gábor Polyák, ka njoftuar nisjen e një analize të përgjithshme të tregut mediatik, duke përmendur shprehimisht edhe grupin 4iG. Sipas tij, një nga çështjet që do të shqyrtohen është pozita shumë e fortë e kompanisë në tregun e shpërndarjes së transmetimeve televizive.

Edi Rama & Gellért Jászai Autoriteti hungarez i Medias dhe Komunikimeve ka paralajmëruar një shqyrtim të gjerë të tregut mediatik, ku në fokus do të jetë edhe pozita e grupit 4iG në shpërndarjen e transmetimeve televizive. Zhvillimi vjen pas nismave të tjera për kontrollin e marrëdhënieve të kompanisë me shtetin hungarez. Shtohen telashet për biznesmenin hungarez Gellért Jászai, kreun e grupit 4iG, i cili zotëron edhe operatorin ONE Albania në Shqipëri. Një tjetër proces kontrolli është paralajmëruar në Hungari, këtë herë në tregun mediatik, ku autoritetet kanë vendosur të shqyrtojnë përqendrimin e tregut dhe fuqinë e kompanive që kontrollojnë shpërndarjen e transmetimeve televizive.

Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Medias dhe Komunikimeve të Hungarisë (NMHH), Gábor Polyák, ka njoftuar nisjen e një analize të përgjithshme të tregut mediatik, duke përmendur shprehimisht edhe grupin 4iG. Sipas tij, një nga çështjet që do të shqyrtohen është pozita shumë e fortë e kompanisë në tregun e shpërndarjes së transmetimeve televizive.

Por çfarë lidhjeje ka 4iG, një grup i njohur kryesisht për aktivitetin në telekomunikacion dhe teknologji, me tregun mediatik hungarez?

Lidhja qëndron te kontrolli i infrastrukturës dhe platformave përmes të cilave kanalet televizive arrijnë te publiku. Gjatë zgjerimit të tij, grupi 4iG ka blerë kompani të rëndësishme si DIGI Hungary, Vodafone Hungary dhe ka marrë kontrollin e Antenna Hungária, një nga operatorët kryesorë historikë të transmetimeve televizive në vend. Ditë të vështira për ‘One Albania’, Magyar shkund në Parlament 4iG-në e mikut të Edi Ramës!

21 Shtator, 15:54 Përmes këtyre kompanive, 4iG është shndërruar në një aktor të rëndësishëm jo vetëm në telefoninë celulare dhe internet, por edhe në tregun e televizionit me abonim. Rrjetet kabllore, shërbimet televizive dhe platformat e shpërndarjes së përmbajtjeve janë pjesë e aktivitetit të grupit, ndërsa shërbimet për klientët janë bashkuar nën markën One Magyarország.

Kjo do të thotë se 4iG nuk ka nevojë të zotërojë domosdoshmërisht një televizion apo redaksi lajmesh për të pasur ndikim në tregun mediatik. Pozita e saj lidhet me kontrollin e rrjeteve dhe shërbimeve përmes të cilave televizionet shpërndahen te abonentët.

Në dhjetor 2025, grupi njoftoi gjithashtu shitjen e kompanisë së infrastrukturës së transmetimeve tokësore, 4iG Broadcasting Infrastructure, te kompania shtetërore Pro-M. Megjithatë, grupi vijon aktivitetin në shpërndarjen e shërbimeve televizive përmes operatorit One Magyarország.

Pikërisht ky përqendrim i aktivitetit në sektorin e shpërndarjes televizive është një nga çështjet e ngritura nga drejtuesi i ri i autoritetit hungarez. Shqyrtimi i paralajmëruar nga NMHH do të përfshijë edhe grupe të tjera të rëndësishme të tregut mediatik, mes tyre fondacionin KESMA dhe Indamedia.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur 4iG është përfshirë edhe në një tjetër debat të madh në Hungari, që lidhet me marrëdhëniet e kompanisë me shtetin, kontratat publike dhe financimet e përfituara gjatë viteve të fundit.

Qeveria e kryeministrit Péter Magyar ka vendosur në fokus marrëdhëniet financiare dhe kontraktore të shtetit me grupe të mëdha biznesi, përfshirë 4iG. Kontrollet e paralajmëruara përfshijnë marrëveshjet, tenderët dhe projektet e financuara me fonde publike.

Në këtë klimë, ish-sekretari hungarez i shtetit Vilmos Vályi-Nagy ka bërë deklarata publike lidhur me mënyrën e organizimit të tenderëve shtetërorë dhe marrëdhëniet e institucioneve me kompanitë e teknologjisë. Në një intervistë për platformën Partizán, ai ka ngritur akuza për praktikat e prokurimeve publike, duke përfshirë në debat edhe grupin 4iG. “ONE Albania” e Gellért Zoltán Jászai zhvat klientët me dy agjenci: njera serbo-qipriote, tjetra e lidhur me “IuteCredit” 7 Nëntor, 11:29 Këto zhvillime e kanë vendosur kompaninë e drejtuar nga Jászai në qendër të vëmendjes së autoriteteve dhe mediave hungareze, ndërsa shqyrtimi i ri i tregut mediatik shton një tjetër front kontrolli mbi sektorët ku grupi ka zgjeruar aktivitetin e tij.

Zhvillimet në Budapest lidhen edhe me Shqipërinë, ku 4iG ka ndërtuar një prani të konsiderueshme në sektorin e telekomunikacionit. Grupi hungarez mori kontrollin e ALBtelecom dhe ONE Telecommunications, duke i bashkuar më pas në operatorin ONE Albania, një nga kompanitë kryesore të telefonisë celulare dhe internetit në vend.

Gellért Jászai ka zhvilluar gjithashtu takime me kryeministrin Edi Rama, ku janë diskutuar investime të tjera në infrastrukturën digjitale shqiptare, qendrat e të dhënave dhe projekte të lidhjes ndërkombëtare të komunikimeve.

Mes tyre është përmendur edhe projekti EAGLE, që synon zhvillimin e një infrastrukture të re kabllore nëndetare për lidhjet ndërkombëtare të të dhënave.

Në këtë mënyrë, grupi 4iG, i cili ka zgjeruar aktivitetin e tij në Shqipëri përmes ONE Albania dhe projekteve të tjera të teknologjisë, gjendet përballë një tjetër shqyrtimi në Hungari, ndërsa autoritetet atje po analizojnë pozitat e kompanive të mëdha në tregun mediatik dhe marrëdhëniet e biznesit me shtetin. /Pamfletihungari jaszai rama one albania 4ig Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Qytetarët mbi 5 orë në shesh kundër Ramës dhe kastës politike, rikthehen para Kryeministrisë 7 Nëntor 2026, 18:5018:50Aktualitet Detaje nga zjarri në Lezhë, shkak dyshohet një cigare e lënë ndezur 7 Nëntor 2026, 18:4218:42Aktualitet Boshatiset bulevardi, policia shpërndan protestuesit; nisin shoqërimet 7 Nëntor 2026, 18:0818:08Aktualitet 5 persona në spital nga zjarri në Lezhë, administratori i pallatit tregon momentet e tmerrit 7 Nëntor 2026, 17:3417:34Aktualitet Hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt policisë, shtohen forcat në bulevard 7 Nëntor 2026, 17:2517:25Aktualitet Protestuesit tërhiqen nga Kryeministria, policia aktvizion autobotet e ujit 7 Nëntor 2026, 17:1717:17Aktualitet