Shtohen bizneset e reja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Sipas ët dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit gjatë muajit gusht janë regjistruar 1.197 subjekte të reja.
Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik në vend.
Ndërkohë përsa u përket sektorëve numri i bizneseve të reja lidhet direkt me turizmin që janë tregtia me shumicë dhe pakicë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor ndjekur nga shërbimet administrative e mbështetëse. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Të dhënat e muajit gusht vijnë në një moment kur turizmi në Shqipëri vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik
Sipas të dhënave Qendra Kombëtare e Biznesit ka përpunuar 9,204 aplikime online gjatë gushtit .
Po ashtu QKB raporton se janë lëshuar 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja.
Shtimi i bizneseve të reja pritet të shoqërohet edhe me një rritje të kërkesës për punonjës dhe shërbime. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet QKBShtohen bizneset e reja
