Aksioni antiinformalitet i nisur në sektorin e ndërtimeve ka dhënë rezultatet e para.
Administrata Tatimore ka publikuar të dhënat të cilat tregojnë një rritje të numrit të të punësuarave në këtë sektor, rritje e nivelit të pagave dhe si rezultat edhe e kontributeve.
Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se në qershor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, paga bruto në sektor u rrit me 23 për qind si rezultat edhe kontributet që derdhen në arkën e shtetit për sigurime u rritën me 25 për qind, ndërsa Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi u rrit me 49 për qind . Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Po ashtu nga të dhënat konstatohet se edhe numri i punonjësve të deklaruar është rritur. Në qershor 2026 janë deklaruar rreth 2 mijë e 200 punonjës më shumë se një vit më parë.
Ndërkohë nëse vërejmë të dhënat sipas fashave të pagave vërehet një ndryshim të fortë i strukturës së pagave të deklaruara.
Rritje më e fortë e numrit të punonjësve është regjistruar në fashën 70,001–100,000 lekë ndjekur nga pagat e nivelit 100,001–120,000 lekë.
Sipas të dhënave të administratës tatimore edhe te pagat mbi 120,000 lekë rritja rezulton me gati 50%.
Po ashtu rezulton se ka pasur një ulje edhe të numrit të punonjësve me paga të ulëta .
Aksioni i dedikuar antiinformalitet specifikisht në sektorin e ndërtimit ka nisur zyrtarisht në janar të vitit 2026.
Ky sektor punëson në total RRETH 63 mijë persona, një shifër kjo që ka pësuar një rritje të fortë me gati 20 mijë brenda një dekade, por klasifikohet tek ato fusha të ekonomisë me pagat më të ulta në vend, për shkak edhe të nëndeklarimit të tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet administrata tatimoresektori i ndertimit

