Lajme Zone
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet” – Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Frustrimi i qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!
PolitikëBalkanWeb

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet” – Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Frustrimi i qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

Në kohën kur rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga protestat rinore e qytetare, ish-kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), Enio Jaço, ka reaguar ashpër lidhur me degradimin e shtetit të së drejtës dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Në kohën kur rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga protestat rinore e qytetare, ish-kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), Enio Jaço, ka reaguar ashpër lidhur me degradimin e shtetit të së drejtës dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, Jaço i ka referuar shifrave zyrtare të Indeksit Botëror të Shtetit të së Drejtës 2026, të publikuar në tetor, ku Shqipëria shënon rezultatin më negativ të dekadës së fundit, duke u renditur në vendin e 91-të mes 143 shteteve të marra në shqyrtim. Jaço ka bërë një krahasim goditës mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit e më gjerë, duke nxjerrë në pah prapambetjen e thellë të institucioneve vendase: “34 vende pas Malit të Zi. 32 pas Kosovës. 26 pas Maqedonisë së Veriut. Edhe Ukraina në luftë është para nesh!” Sipas tij, ky përkeqësim i përsëritur nuk është një luhatje stanidarde apo e përkohshme, por tregon një krizë strukturore të qeverisjes dhe drejtësisë. Postimi i Enio Jaços:

Shteti i se drejtes ne Shqiperi, ne nivelin me te ulet ne 10 vjet

Ne Indeksin Boteror te Shtetit Ligjor 2026 (te sapo-publikuar ne Tetor), Shqiperia ka rezultatin me te ulet qe nga 2015. Eshte e 91-ta nga 143 vende.

34 vende pas Malit te Zi. 32 pas Kosoves. 26 pas Maqedonise se Veriut. Edhe Ukraina ne lufte, eshte para nesh.

Integrimi europian eshte prioriteti qe bashkon qeverine, opozitën dhe shoqerine civile. Dhe ne negociatat me BE-ne, shteti i se drejtes hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Pra, keto numra kane rendesi.

Indeksi tregon 4 gjera:

E para. Rajoni po perparon, Shqiperia jo. Qe nga 2021, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja jane permiresuar. Shqiperia dhe Serbia kane rene.

E dyta. Korrupsioni. Shqiperia ka rezultatin me te dobet nga gjashte vendet e Ballkanit Perendimor, me poshte edhe se Serbia. 0.37 nga 1. Mesatarja e BE-se eshte 0.73.

E treta. Kontrolli mbi pushtetin. Edhe pse SPAK ka sjelle rezultate, roli i gjykatave si kontroll mbi qeverine ka rene 43% nga 2015. Pjesemarrja qytetare ka rene 30%. Frustrimi dhe protestat nuk erdhen nga hiçi.

E katerta. Distanca me BE-ne. Per pavaresine e drejtesise nga qeveria, Shqiperia merr 0.27. BE-ja ka 0.72. Me pak se gjysma.

Kjo nuk eshte luhatje e nje viti. Ne 2015 Shqiperia kishte 0.52. Sot ka rene ne 0.48. Pas me shume se nje dekade reformash, jemi me poshte se ku nisem.

Shteti ligjor nuk fitohet me fjalime. Ai matet. Dhe rezultatet kerkojne pergjigje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb