Lajme Zone
“Kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit” – Eurodeputeti gjerman me kritika të ashpra, Michael Gahler: Protestuesit kanë ngritur shqetësime që prekin thelbin e integrimit evropian
PolitikëBalkanWeb

“Kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit” – Eurodeputeti gjerman me kritika të ashpra, Michael Gahler: Protestuesit kanë ngritur shqetësime që prekin thelbin e integrimit evropian

Eurodeputeti gjerman dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP) për punët e jashtme, Michael Gahler, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me valën e protestave që po tronditin Shqipërinë.

Eurodeputeti gjerman dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP) për punët e jashtme, Michael Gahler, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me valën e protestave që po tronditin Shqipërinë. Gahler, i cili ka shërbyer si kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve në vendin tonë vitin e kaluar, theksoi se revoltë qytetare buron nga një realitet i dëshmuar prej kohësh në terren: “Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler. Deklarata e eurodeputetit gjerman shton një tjetër zë të rëndësishëm ndërkombëtar në mbështetje të shqetësimeve të qytetarëve, duke e lidhur krizën e brendshme politike dhe institucionale me kapjen e shtetit dhe dështimin e standardeve demokratike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb