Lajme Zone
SHTETI I PUSHTETIT RAMA
PolitikëCNA

SHTETI I PUSHTETIT RAMA

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se ka moni...

Pakënaqësia për mënyrën se si ky shtet i ngritur nga Edi Rama funksionoi e vijon të (mos) funksionojë, është element thelbësor, është çelësi shpjegues i arsyes së vërtetë të ndezjes flakë të protestave studentor-popullore.

Duhet ta pohojmë që në nisje: urrejtja e akumuluar, gjuha e hidhur dhe këmbëngulja për të mos lëshuar pushtetin kanë pjellë mllefin e papërmbajtur që do të vijoj derdhjen e pandalshme për aq kohë sa struktura e shtetit të dalë nga pushteti Rama të jetë në këmbë.

I përfituar nën sloganin e “rilindjes”,nga gropa e hirit shkatërrues të shtetpushtetit Berisha, e plotë premtime joshëse, që kurrë nuk u relaizuan, në vitin 2013, 41,36% e shqiptarëve (neto: 713.407 votues), ia besuan qeverisjen ekzorcistit “rilindas” Edi Rama.

Pasi tava e spektrit politik ishte bosh, pa alternativë tjetër konkuruese. Përveç PS-PD i vetmi subjekt politik alternativ i kësaj tave mbi 30 vjeçare ishte LSI e Ilir Metës, që i bindur nga Internacionalja Socialiste nuk hezitoi ta tradhtonte PD-në e Berishës për t’ju bashkëngjitur pushtetit të “rilindjes” Rama.

Nga bashkimi i 16 % të votave të fituara me koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane (ASHE), që e çoi rezultatin final të fituesit të zgjedhjeve në 57.88%, LSI përfitoi një thelë goxha të madhe në pushtetshtetin Rama. Votuesit pro premtim-madhit Rama besuan se “rilindja” ishte alternativa më shpresuese përkundër Berishës.

Të zhgënjyer nga pushtetshteti berishian, të ndikuar, nga propaganda e frikës ndaj fantazmës Berisha, që, së bashku me “rilindjen”, Rama e kish venë në qendër të propagandës elektorale, votuesit 2013 besuan tek dëbimi i demonëve etj., xhindëve politik, nga “profeti i politikës së re”. Pa i shkuar ndër mend se fitoren e elektoraleve 2013, si edhe pushtetin e qeverisjeve të rrjedhura në vijimësi, “profeti” Rama do ti përdorte për ti shërbyer karrierës e interesave të tij e një grupi zanatçinjsh në punët e pista. Pa menduar se një zhgënjim i dytë i shqiptarëve do të sillte grushtin më të rendë që politika paskomuniste do t’u afronte.

Në atë kohë të fitores së madhe 2013 premtuesi i qeverisjeve “rilindase” që do të shëronin plagët e shtetit Berisha, nuk e mendonte se tradhëtia, zhgënjimi, ndaj 713.407 votuesve neto të PS-së një ditë do të pillte mllefin e revoltën masive.

Të cilën për të 139-të ditënatë po e shohim të zbritur jo vetëm nëpër rrugët e sheshet e kryeqytetit Tiranë por të të gjithë vendit. Madje të manifestuar në versionin me ekstrem të “luftës” me policinë e kurbanizuar për të mbrojtur shtetin anemik të ngritur nga qeverisësi Edi Rama përgjatë 4 mandateve.

Dhuna studentoro-popullore s’ështe tjetër veç derdhje e mllef-zemërimit 14 vjeçar ndaj shtetit nepotik në shërbim të vetes, sojsorollopit e patronazhistëve, e shtetit në mosshërbim të taksapaguesve votues. Sepse përgjatë këtyre 14 viteve në qeverisje Edi Rama ngriti pikërisht këtë lloj shteti.

Të kryesuar nga një President e Parlament robot, me themele nepotiko-patronazhiste, që na ka fsur të gjithëve. Me vënien e vetes në krye të çdo pushteti të këtij shteti të paqenë, Edi Rama, zbuloi mendësinë e profilin e tij të vërtetë. Atë të fshehurin. Profilin, në dukje, të shitur si të një politikani “perëndimor”, por, vërtetësisht, anadollak në standartin e mendësinë e udhëheqësisë bashkëkohore./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.