Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama po kërkon marrëveshje të fshehtë për t’i shpëtuar burgut”/ Klevis Balliu akuzon kryeministrin dhe Ballukun: S’ishin protestues, sulmi ndaj meje i orkestruar në bashkëpunim me partiçkat


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun për organizimin e një skeme që, sipas tij, synon të godasë protestën e studentëve dhe opozitën. I ftuar në News24, Balliu foli për incidentin e mbrëmjes së kaluar, kur u sulmua nga persona që ai i cilësoi si civilë të lidhur me Policinë e Shtetit, duke pretenduar se u detyrua të kalonte përmes Lanës për t’i shpëtuar përplasjes.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun për organizimin e një skeme që, sipas tij, synon të godasë protestën e studentëve dhe opozitën. I ftuar në News24, Balliu foli për incidentin e mbrëmjes së kaluar, kur u sulmua nga persona që ai i cilësoi si civilë të lidhur me Policinë e Shtetit, duke pretenduar se u detyrua të kalonte përmes Lanës për t’i shpëtuar përplasjes. Balliu deklaroi se sulmi ishte i organizuar dhe se nuk bëhej fjalë për studentë. Ai ngriti akuza edhe për marrëdhëniet mes qeverisë, policisë dhe personave që, sipas tij, veprojnë në interes të pushtetit. Deputeti i PD-së akuzoi gjithashtu Ramën se po përpiqet të arrijë një marrëveshje me persona brenda dhe jashtë politikës për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale. “Nuk bëhet fjalë për studentë. Nuk është mirë që të flasësh për veten, por ju jeni të vetëdijshëm se ndër denoncimet më të fuqishme që jam marrë unë janë ato që lidhen me Policinë e Shtetit. Një nga personazhet që kam përmendur unë, që emëroi Skënder Hitën, është Lubi Balluku. Ajo vendosi udhëheqjen e policisë, duke nisur nga Hita. Për Lubinë kam folur shumë. Përballjen dhe përplasjet e mia me Edi Ramën dhe aferat që kam publikuar, si KAYO, apo për kanabisizimin e vendit, marrëdhëniet me kartelet e drogës, të familjes së Ramës. Kam mbaruar një shkollë në Angli për politikë, por ajo nuk i qasej shumë situatës së realitetit të Shqipërisë, dhe më është dashur që të bëj një shkollë tjetër me qytetarët, siç ishte dhe protesta e Unazës, e Bregut të Lumit, e Thumanë-Kashar, dhe në këto protesta kam qenë krah qytetarëve. Edhe pse janë me kosto për karrierën politike. Të shkosh kundër karteleve të qeverisë ka kosto. Unë dje bëra një denoncim për civilët që sulmojnë studentët, si Suel Çela, për marrëdhëniet që ai ka me policinë dhe Ramën e Ballukut. Do të keni fakte interesante për partiçkat dhe qorrat. Këto partiçka janë plaçka të tyre. Do të mbahet përgjegjësi. Jam i bindur se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur. Incidenti që ndodhi ndaj meje dhe ndaj qytetarëve, që janë pjesë e PD-së dhe qytetarë të thjeshtë, pasi nuk u sulmova vetëm unë. Balla del të hënën dhe thotë: e financon PD-ja, dhe reagoi dhe mbrëmë. Nufi i KAYO-s, Koçiu. Jam i detyruar sot të flas. Këto janë arsyet se pse dje unë bëra denoncim te Operacionalja, sulmova Dhimitraq Ziun për deklaratat e shëmtuara, që mbronin dhunën ndaj studentëve, ndodhi kjo.

Nuk ishte e papritur. Pasi kishim informacione të tilla. Kisha gjithë ditën në protestë. Kishim dy orë aty. Kjo u mirëorganizua. U mor vesh. Njerëz që nuk vijnë në protestë, që nuk kanë lidhje me protestën, janë spiunë dhe bëjnë si aktivë, por ndërkohë janë në shërbim të policisë. Ndaj kemi disa nga këta që janë aktivë dhe futen te bizneset, dëmtojnë ato dhe quhen si protestues. Ata janë civilë, nuk janë studentët ata që djegin. Studentët kanë bërë deklarata publike. Si mundet të sulmojnë Qytetin Studenti kur aty jetojnë? Si godiskan studentët?

Ka pasur dhe një keqkuptim dje në emision në lidhje me motrën e Taulantit. Motra e Taulantit, problemi i vetëm që ka, është se ka vëlla Taulantin. Taulanti ka video Halla-Ad Hila. Ndaj është peng i krimit. Ndaj del Tao te përgjimet e asaj që thotë: ‘Kishte të drejtë bndrra’. Këto skema janë të ndërtuara të tilla, që të krijohen këto skema.

Unë nuk kam probleme me protestuesit. Unë do jem gjithmonë në vijën e parë nëpër protesta. Ky njeri, Rama, rrëzohet me protestë. Arsyeja se pse nuk e jep marrëveshjen, është se po bën tentativa që të bëjë marrëveshje me miq anëtarë dhe jo anëtarë, për t’i shpëtuar burgut. Duhet të ketë zero tolerim ndaj komunistëve. Partiçkat që po përdorin, që është Qori, ai përdoret për këto, ndaj i japim një mandat që të kapin ndonjë lek. Gruaja e Qorit është koordinatore e BE-së, e dini se sa i kanë rrogat ato?! Dhe del dhe thotë: lëviz me autobus. Goditja që bëhet nga skema kriminale e Belinda Ballukut, e Ramës, për të goditur protestën e studentëve dhe PD-në, do të marrë përgjigjen e gabuar.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: klevis balliu