Ca kohë më parë, nisur nga zhvillimet në sistemin e drejtësisë për pagat, përdora një term vulgar për të përshkruar shtetin që kemi ndërtuar, shteti i leshit. Pas zhvillimeve të ditëve të fundit, mendoj jo vetëm që kemi ndërtuar një shtet leshi, që nuk e gjen në asnjë vend europian për çudirat që prodhon, por ky shtet qenka edhe i rrezikshëm pasi një pjesë e tij i jep ultimatum pjesës tjetër të shtetit të leshit. Së pari, dua të theksoj se e gjithë kjo zallamahi e ditëve të fundit do ishte lehtësisht e menaxhueshme, nëse nuk do kishim në krye një qeveri kaq arrogante dhe të papërgjegjshme, e cila nuk respekton Gjykatën Kushtetuese për afatet që i ka vënë për të zgjidhur çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë. LEXO EDHE:Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik Nëse qeveria do kishte përgatitur një propozim serioz, të mbështetur në argumenta, ta kalonte në komisionin parlamentar të ekonomisë, të bënte dëgjesa me palët e interesuara dhe të shpjegonte tërë historikun e deformimit të sistemit të pagave të drejtësisë dhe shkaqet e deformimit, sot nuk do ishim në kushtet e përplasjeve të turpshme institucionale, të cilat qartazi tregojnë se kemi shtet dhe shtetarë qesharakë. Por kjo tani nuk korregjohet. Për qytetarin e thjeshtë duhet sqaruar se në vitin 2016, kur filloi të zbatohej reforma në drejtësi, nisur nga niveli shumë i ulët i pagave në Shqipëri (më të ultat në Europë), si dhe për t’i siguruar atyre mbrojtje financiare nga joshja prej korrupsionit, u vendos që pagat e sistemit të drejtësisë, si askund në Europë, të dalin jashtë piramidës së pagave të vendit. Kjo do të thoshte që pranuam me vetëdije që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK dhe GJKKO të jenë më të mëdha se e Presidentit të Republikës kurse të prokurorëve dhe gjyqtarëve të sistemit të përgjithshëm mbi nivelin e pagave të funksioneve të larta drejtuese si p.sh. deputetëve. Por çfarë ndodhi? Në vitin 2023, qeveria me një veprim krejt të domosdoshëm, dyfishoi pagat e administratës publike ose e thënë ndryshe, pagat e piramidës së pagave në Republikën e Shqipërisë. Kjo u bë për t’i dhënë fund pagave qesharake që shpërndante shteti për administratën e tij, në mënyrë që ato të bëheshin të krahasueshme me vendet e rajonit. Por oreksi vjen me të ngrënë. Gjyqtarët dhe prokurorët kërcyen përpjetë dhe megjithëse ishin jashtë sistemit të pagave të vendit si rast përjashtimor, kërkuan që edhe pagat e tyre të dyfishoheshin. Qeveria me të drejtë nuk e pranoi këtë kërkesë dhe ju bëri pagave të sistemit të drejtësisë një rritje modeste, e cila i linte të gjithë nivelet e pagave të sistemit të drejtësisë mbi nivelin e pagës së deputetit dhe gjithë nivelet e pagave të prokurorisë dhe gjykatës së posaçme mbi nivelin e pagës së Presidentit të Republikës. Krahasoni sa ishin pagat e gjyqtarëve pas rritjes në vitin 2023 dhe sa kërkon sistemi i drejtësisë të jenë me vetrritjen që kanë bërë: Gjyqtar i Shkallës së Parë:Është: 376, 381 LekëKërkohet: 567,421 LekëGjyqtar i Shkallës së Dytë:Është: 388,927 LekëKërkohet: 586,335 LekëGjyqtar i Grupit të III në GJKKO:Është: 659,920 LekëKërkohet: 994,877 LekëPaga bruto e deputetit sot është 310.000 lekë kurse paga e Presidentit të Republikës 435.621 lekë. Shikoni të nderuar qytetarë, gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të përgjithshëm të drejtësisë kërkojnë të kenë pagën 1.83 herë më të madhe se deputetët dhe 1.3 herë më të madhe se të Presidentit, kurse gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK dhe GJKKO ta kenë pagën 3 herë më të lartë se deputetët dhe 2.3 herë më të lartë se të Presidentit të Republikës. Por historia nuk mbaron këtu. Duke përfituar nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë që nuk adresoi me ligj dhe në kohë këtë problem, KLP dhe KLGJ, pa asnjë bazë ligjore morën vendim duke i vendosur pagat e sistemit të drejtësisë sipas oreksit të tyre. Sot ata kërkojnë llogari dhe kërcënojnë që nëse nuk zbatohet vendimi që kanë marrë për pagat e tyre, ata do pezullojnë punën në gjykata. Kërcënimet nuk vijnë vetëm nga gjyqtarët dhe prokurorët si individë, por nga e gjithë piramida e institucioneve dhe drejtuesve të sistemit të ri të drejtësisë që kemi krijuar, të cilët tregojnë mungesë të theksuar formimi dhe etike publike. Për më tej, në një veprim skandaloz dhe absurd, gjykatësit dhe prokurorët ankohen kundër shtetit të tyre se përse nuk miraton vetrritjen e pagave që ata kanë bërë. Dhe ku janë ankuar? As më shumë e as më pak por tek gjykatësit dhe prokurorët...alias tek vetja e tyre. A nuk kam të drejtë në këtë rast ta quaj shtetin shqiptar shtet leshi kurse Republikën tonë Republikë të Gjykatësve dhe Prokurorëve? Nëse gjykatësit dhe prokurorët mbyllin gjykatat sepse pagat e tyre nuk rriten 2 deri në 3 herë mbi pagën e Presidentit, atëherë përse ne qytetarët nuk paskemi të drejtë të ngrihemi dhe protestojnë në dyert e gjykatave të pangopura të cilat kërkojnë të rrjepin taksat tona? Përse duhet që një kastë të tillë ta mbajmë mbi qafë kur drejtësia e re qenka edhe më e pafytyrë se drejtësia e vjetër? Një thirrje për kolegët e opozitës: ju jeni sot në opozitë por është jashtë llogjikës politike të dilni në krah të kësaj çmendurie me kosto shtesë 40 milione euro në vit vetëm e vetëm se jeni kundërshtarë të mazhorancës. Një ditë mund të jeni në mazhorancë dhe do paguani çmendurinë që po mbështesni sot. Qytetarët e vendit po ju ndjekin dhe do t’i japin atë që meriton kujtdo të përfshirë në këtë çmenduri shqiptare./Marrë nga Facebook i Edmond Spahos P.J/Shqiptarja.com TAG: edmond spaho pagat e drejtesise gjykata kushtetuese Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 4167 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

