Lajme Zone
Shteti dështon në Himarë, Tavo u kërkon banorëve të braktisin 'shtëpi e katandi' dhe të ikin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shteti dështon në Himarë, Tavo u kërkon banorëve të braktisin 'shtëpi e katandi' dhe të ikin

Flakët kanë depërtuar në zonën e banuar, shtëpi janë shkrumbuar dhe dhjetëra të tjera ndodhen nën kërcënim. Përballë kësaj situate, kryebashkiaku Vangjel Tavo ka dalë me një thirrje urgjente për largimin e banorëve.

Tavo dhe situata kaotike në Himarë Pamjet që vijnë nga Himara janë dramatike. Banesa të përfshira nga flakët, zjarr që avancon drejt shtëpive të tjera dhe banorë që kërkojnë ndihmë për të shpëtuar pronat e tyre. Në vend që shteti të ishte në gatishmëri dhe të merrte masat e nevojshme për të parandaluar që zjarri të mbërrinte deri te shtëpitë, situata në Himarë është lënë të degradojë deri në pikën ku banorëve tashmë u kërkohet të braktisin banesat, bizneset dhe gjithçka kanë dhe të largohen.

Flakët kanë depërtuar në zonën e banuar, shtëpi janë shkrumbuar dhe dhjetëra të tjera ndodhen nën kërcënim. Përballë kësaj situate, kryebashkiaku Vangjel Tavo ka dalë me një thirrje urgjente për largimin e banorëve.

Apeli i tij është njëkohësisht dëshmi e situatës së rëndë në të cilën është zhytur Himara dhe e dështimit për ta frenuar zjarrin përpara se ai të mbërrinte te pronat e qytetarëve.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë

Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, shkruan Tavo. Pamjet që vijnë nga Himara janë dramatike. Banesa të përfshira nga flakët, zjarr që avancon drejt shtëpive të tjera dhe banorë që kërkojnë ndihmë për të shpëtuar pronat e tyre.

Dy banesa raportohet se janë djegur, ndërsa rreth 40 të tjera janë në rrezik. Në terren vijojnë përpjekjet e zjarrfikësve, ndërsa janë kërkuar përforcime nga bashkitë e tjera dhe ndërhyrja e Ushtrisë. Video/ Pamje dramatike nga Himara, momenti kur banesa shkrumbohet totalisht 4 Shtator, 22:49 tavo zjarri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Video/ Pamje dramatike nga Himara, momenti kur banesa shkrumbohet totalisht 4 Shtator 2026, 22:4722:47Aktualitet Natë ferri në Himarë/ Digjen dy banesa dhe rrezikohen rreth 40 të tjera, thirrje urgjente për evakuim 4 Shtator 2026, 22:2322:23Aktualitet Zjarri në Fier prek linjat e tensionit të lartë, OSSH stakon energjinë në disa zona 4 Shtator 2026, 22:1822:18Aktualitet Salmonela në mishin brazilian, AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar; 1.32 tonë u shitën te konsumatorët 4 Shtator 2026, 21:4721:47Aktualitet Poliçani kundërshton ‘Territorialen’, 15 anëtarë të Këshillit Bashkiak japin dorëheqjen, thirrje bashkive të tjera për protestë para Kuvendit 4 Shtator 2026, 21:3921:39Aktualitet Flakët ‘pushtojnë’ Jugun/ Himara në alarm, situatë e rënduar në Levan dhe Gjirokastër! 4 Shtator 2026, 21:3121:31Aktualitet