Lajme Zone
Natë ferri në Himarë/ Digjen dy banesa dhe rrezikohen rreth 40 të tjera, thirrje urgjente për evakuim
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Natë ferri në Himarë/ Digjen dy banesa dhe rrezikohen rreth 40 të tjera, thirrje urgjente për evakuim

Deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur, ndërsa beteja kryesore e forcave në terren është përqendruar në pengimin e avancimit të zjarrit drejt shtëpive të tjera.

Zjarri në Himarë Zjarri përhapet me shpejtësi pranë lagjes “1 Maji”, era vështirëson ndërhyrjen dhe drejt Himarës nisen përforcime nga Vlora, Saranda, Delvina e Finiqi. Kryebashkiaku Vangjel Tavo u kërkon banorëve të largohen nga zonat e rrezikuaraNjë situatë alarmante është krijuar mbrëmjen e së premtes në Himarë, ku një zjarr me përmasa të mëdha po avancon drejt zonave të banuara. Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji”, duke rrezikuar rreth 40 banesa dhe sipërfaqe të konsiderueshme me pemëtari.

Deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur, ndërsa beteja kryesore e forcave në terren është përqendruar në pengimin e avancimit të zjarrit drejt shtëpive të tjera.

Përballë rrezikut, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka lëshuar një thirrje urgjente për banorët, duke u kërkuar të largohen nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e tjera që mund të kërcënohen nga flakët.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të Policisë së Rendit, Policisë Bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë. Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, apeloi Tavo.

Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila po favorizon përhapjen me shpejtësi të flakëve dhe po e bën më të komplikuar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Në terren janë angazhuar edhe banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekjet për të frenuar zjarrin dhe për të mbrojtur banesat e pronat që ndodhen në trajektoren e flakëve.

Përmasat e zjarrit kanë bërë të nevojshme kërkesën për përforcime nga bashkitë fqinje. Drejt Himarës janë nisur mjete dhe forca zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e Ushtrisë për përballimin e situatës.

Forcat në terren po përpiqen të izolojnë frontin e zjarrit përpara se flakët të depërtojnë më tej në zonën e banuar. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e rreth 40 banesave që ndodhen nën kërcënimin e zjarrit.

Pamjet e publikuara nga Himara tregojnë përmasat e flakëve që kanë përfshirë kodrat gjatë natës, ndërsa autoritetet u kërkojnë banorëve të zonave të rrezikuara të mos qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur pronën, por të largohen dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa era e fortë mbetet një nga faktorët kryesorë që rrezikon përhapjen e mëtejshme të flakëve.himare zjarr 1 Komente T Tony 4 Shtator 2026, 22:34 Si shume zjarre bien ne Europe, cudi eh? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri në Fier prek linjat e tensionit të lartë, OSSH stakon energjinë në disa zona 4 Shtator 2026, 22:1822:18Aktualitet Salmonela në mishin brazilian, AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar; 1.32 tonë u shitën te konsumatorët 4 Shtator 2026, 21:4721:47Aktualitet Poliçani kundërshton ‘Territorialen’, 15 anëtarë të Këshillit Bashkiak japin dorëheqjen, thirrje bashkive të tjera për protestë para Kuvendit 4 Shtator 2026, 21:3921:39Aktualitet Flakët ‘pushtojnë’ Jugun/ Himara në alarm, situatë e rënduar në Levan dhe Gjirokastër! 4 Shtator 2026, 21:3121:31Aktualitet Video/ Zjarri merr përmasa të frikshme në Himarë, digjet një banesë 4 Shtator 2026, 21:3321:33Aktualitet Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës 4 Shtator 2026, 21:1521:15Aktualitet