Lajme Zone
Shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë, media franceze: Mund të jetë gati në shtator, do të ketë pasaportat dhe paranë e vet
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë, media franceze: Mund të jetë gati në shtator, do të ketë pasaportat dhe paranë e vet

Media franceze shkruan se projekti i shtetit Bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, duke e përshkruar dhe si një Vatikan mysliman dhe një shtet që pritet të jetë më i vogli në botë në një shtrirje prej 11 hektarësh.

Dy vite pas hedhjes së idesë së krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri, palët duket se kanë nisur një fazë të re. Nga ideja në shkresa, ku baza do të jetë krijimi i Statutit, por dhe e pasaportave të veçanta e më tej, si dhe të parasë që raportohet se do të quhet BEK. Lajmin e ka dhënë media prestigjioze franceze Intelligence online, ku saktësohet se Kreshnik Grezda mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm në përfaqësimin ndërkombëtar, ndërsa përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është Christopher Hyland, themelues i një kompanie tekstilesh luksoze me bazë në Nju Jork. Intelligence Online e përshkruan atë si një sipërmarrës aktiv në Ballkan, i cili në vitin 1992 ka qenë këshilltar i fushatës presidenciale të Bill Clintonit dhe zëvendësdrejtor kombëtar politik për elektoratet etnike. LEXO EDHE:Ndërroi jetë pak ditë para ditëlindjes, telefonata për ndihmë ngre dyshimet e para: Hayden Panettiere vdiq nga mbidoza Për Francën dhe Belgjikën, përfaqësues është emëruar Hazis Vardar, një sipërmarrës belg me origjinë shqiptare dhe aktiv në sektorin e kulturës. Sipas Intelligence Online, projekti i shtetit Bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, duke e përshkruar dhe si një Vatikan mysliman dhe një shtet që pritet të jetë më i vogli në botë në një shtrirje prej 11 hektarësh. Më tej theksohet se bisedimet po shoqërohen edhe me përgatitjen e strukturave simbolike, diplomatike dhe të përfaqësimit ndërkombëtar. Gjithashtu edhe burimet pranë kryegjyshit botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtojnë se puna ka vijuar dhe se procesi ka hyrë në një tjetër etapë edhe pse ‘miratimi’ në shtator i këtij shteti shihet me skepticizëm prej tyre. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: shteti bektashi baba mondi Vatikani SHBA Franca belgjika Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Beni: 18/08/2026 18:46 Si i bohet me mor pasaporten e ketij shteti te ri,bektashi jom,edhe shpinë te poligrafiku e kom,ngjit me kryegjyshaten,a perfitojm?Apo duhet me qene funksionar ne kete shtet?S'di si do bohet kjo pune. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.9% Social media 16.3% Vota total: 3248 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?