Disa vatra zjarri janë aktivizuar këtë të martë në ishullin e Korfuzit dhe në zona të ndryshme të Greqisë kontinentale, ndërsa autoritetet kanë mobilizuar forca nga ajri dhe toka për të vënë flakët nën kontroll. Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, zjarri më problematik është regjistruar pranë fshatit Temploni, në veri të Korfuzit, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore dhe toka bujqësore. Në operacion janë angazhuar 20 zjarrfikës, pesë mjete zjarrfikëse dhe shtatë avionë që kryejnë hedhje uji nga ajri. LEXO edhe...Beteja me flakët, 6 vatra aktive! 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Dajt e Fushë-Lajë Autoritetet e Mbrojtjes Civile u kanë dërguar banorëve në zonë një njoftim në telefonat celularë, duke u kërkuar të jenë në gatishmëri në rast se urdhërohet evakuimi. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pranë qytetit të Tebës, në veriperëndim të Athinës, ku tre avionë po mbështesin forcat në terren. Flakë janë regjistruar edhe pranë fshatit Palaiohori, në perëndim të Athinës, si dhe në zonën e Komaras, në rajonin verilindor të Evrosit, pranë kufirit me Turqinë. Pavarësisht situatës, autoritetet greke bëjnë të ditur se rreziku nga zjarret është më i ulët krahasuar me ditët e fundit. Për të mërkurën, i gjithë territori i Greqisë është vendosur në nivelin 2 të shkallës me pesë nivele të rrezikut nga zjarret, ndërsa javën e kaluar shumë rajone të vendit ishin në nivelin maksimal të alarmit. U.D/ReportTv.al greqi zjarret 2026 korfuz Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.9% Social media 16.3% Vota total: 3248 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

