Lajme Zone
Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames

Një 55-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën tragjikisht, pasi është përplasur nga një automjet me drejtues një të ri.

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Misto Mames në Tiranë. Një këmbësore 55-vjeçare është përplasur nga një automjet me drejtues një 23-vjeçar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. LEXO edhe...Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfjnë në spital, policia në vendngjarje (VIDEO) Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. R.Xh/ReportTv.al aksident rrugor aksident me vdekje Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.9% Social media 16.3% Vota total: 3248 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?