Lajme Zone
Zbardhet dëshmia e turkes me minifund: “E morëm në makinë prej shoqërisë”
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Zbardhet dëshmia e turkes me minifund: “E morëm në makinë prej shoqërisë”

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për krimin e rëndë të ndodhur sot në Ksamil, ku humbi jetën një turist portugez. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë të cilët u kapën nga policia së bashku me të dyshuarin kryesor, 29-vjeçarin Sokrat Vata, teksa po tentonin ta largonin atë nga vendngjarja.

Në prani të përkthyesve zyrtarë, dy shtetasit turq kanë sqaruar pozicionin e tyre dhe natyrën e marrëdhënies me të dyshuarin: Marrëdhënia me autorin: Turqit deklaruan se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe se kishin punësuar 29-vjeçarin Sokrat Vata si bodigard dhe shoqërues personal për t'u ofruar shërbime sigurie.

Arsyeja e shoqërimit: Ata kanë mohuar kategorikisht përfshirjen apo dijeninë mbi krimin, duke pretenduar se e morën atë në automjet thjesht nga lidhja shoqërore që kishin krijuar. “Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë,” mësohet të jenë shprehur ata përpara hetuesve.

Organet e policisë po vijojnë punën për hetimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e versionit të dhënë nga dy shtetasit e huaj për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së tyre në lehtësimin e largimit të autorit.