2 vjet pas rikthimit të debatit për Shtetin Bektashi i zbuluar nga kryeministri Edi Rama fillimisht në New York Times, kreu i PS-së Sali Berisha përsëriti kundërshtinë për krijimin e shtetit bektashi. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale Berisha tha se një projekt i tillë është antikushtetues. “Kjo aventurë, e cila siç kemi deklaruar më parë, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, vjen në kundërshtim të hapur me karakterin laik të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij gjer sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në një vend ku toleranca dhe bashkëpunimi fetar është gjëja më madhështore në shpirtin e atij populli”, tha Berisha. LEXO EDHE:Sezoni i ri politik, Rama takim 2-ditor me ministrat në Pogradec! Në fokus të diskutimeve puna e deritanishme dhe prioritetet e ardhshme Ndërsa sezoni i ri politik, po troket, Sali Berisha i qëndron idesë se qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të rrëzohet vetëm me protesta. “Kombinimi i formave të protestës është ndoshta i domosdoshëm për rrëzimin e tij. Por, Rama pa protesta qëndron në pushtet edhe 20 vite dhe ai nuk e meriton të qëndrojë as dy orë”, u shpreh kreu i PD. Ndërsa në sheshin përpara kryeministrisë protestat e nisura në qershor vijojnë, por në shifra fare modeste pjesëmarrjeje, Berisha kërkon t’i japë oksigjen duke ftuar demokratët të bëhen pjesë e saj. “Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje demokratëve dhe demokrateve të Tiranës, por edhe mbarë Shqipërisë, por në veçanti të Tiranës, që të shndërrojnë shtatorin me pjesëmarrjen e tyre në protestën qytetare në muajin e goditjes vendimtare të regjimit antishqiptar, të regjimit diktatorial autokratik, të narkoregjimit të Edi Ramës dhe të shkojmë si një komb drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha. P.J/Shqiptarja.com TAG: sali berisha shteti bektashi protestat kunder qeverise edi rama PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6176 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

