Lajme Zone
Të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës mblidhen në Tiranë, takim me ministrin Hoxha
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës mblidhen në Tiranë, takim me ministrin Hoxha

Drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës u mblodhën këtë të shtunë në një takim në Tiranë. Deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u pritën nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Takimi ishte në kuadër

Drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës u mblodhën këtë të shtunë në një takim në Tiranë.

Deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u pritën nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Takimi ishte në kuadër të një bisedë e drejtpërdrejtë për çështjet që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës. "Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret", deklaroi Hoxha. Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim dhe dialog./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.