Lajme Zone
Edi Rama nis nesër “maratonën” 4 ditore në Pogradec
PolitikëPamfleti

Edi Rama nis nesër “maratonën” 4 ditore në Pogradec

Takimi i së dielës nis në orën 11:30. Rama pritet të shprehë pakënaqësinë ndaj drejtuesve politikë, kryetarëve të komisioneve dhe, në veçanti, grupit parlamentar, të cilin e akuzon se e la vetëm në përballjen me protestuesit.

Pogradeci / Rama mbledh drejtuesit e PS-së, ministrat dhe deputetët në tri raunde takimesh, ndërsa përgatit ndryshime në komisionet parlamentare, qarqe dhe qeveri, si dhe sinjalizon zgjedhje të parakohshme... Edi Rama nis nesër në Pogradec një maratonë politike me disa raunde takimesh. Mbledhjet do të zhvillohen në një hotel të qytetit. Në raundin e parë, Rama do të takojë drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Takimi i së dielës nis në orën 11:30. Rama pritet të shprehë pakënaqësinë ndaj drejtuesve politikë, kryetarëve të komisioneve dhe, në veçanti, grupit parlamentar, të cilin e akuzon se e la vetëm në përballjen me protestuesit.

Siç mësohet, Rama pritet të ndryshojë disa prej drejtuesve të komisioneve parlamentare dhe të promovojë deputetë të rinj që kanë treguar aktivitet gjatë javëve të fundit. Kryeministri mund të ndryshojë edhe drejtuesit politikë në qarqe.

Për Tiranën po diskutohet emërimi i dy drejtuesve politikë, të cilët do të merren me fushatën dhe propagandën përballë protestuesve.

Zërat brenda PS-së thonë se drejtuesi i ri politik i Tiranës do të drejtojë edhe fushatën më të madhe propagandistike kundër “flamingove”. Rezultati i kësaj përballjeje mund të përcaktojë kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.

Rama pritet të shpallë nesër se Partia Socialiste duhet të përgatitet për zgjedhje të përgjithshme në çdo moment.

Të hënën paradite, kryeministri do të zhvillojë një takim të gjatë me ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët e lartë. Ai pritet të paraqesë reformat që do të ndryshojnë procedurat e prokurimit dhe dhënien e lejeve të rëndësishme.

Sipas burimeve, qeveria synon të vendosë një sistem të ri mbikëqyrjeje. Për këtë proces, ajo u ka kërkuar ndihmë ekspertëve francezë, me qëllim përshtatjen e modelit të tyre në Shqipëri.

Të martën, Rama pritet të paraqesë para grupit parlamentar pikat e “Besës” dhe anekset e reflektimit të PS-së.

Brenda Partisë Socialiste po qarkullojnë zëra për një ndryshim thuajse tërësor të qeverisë, me vetëm dy ose tre ministra nga kabineti aktual. Sipas këtyre zërave, drejtuesit e Mbrojtjes, Energjisë dhe Ministrisë së Shtetit për Negociatat me Bashkimin Europian do të qëndrojnë në detyrë. Rama pritet t’i zëvendësojë ministrat e tjerë me figura politike të Partisë Socialiste.

Deri dje flitej edhe për rikthimin e një emri të njohur të PS-së, i cili ka mbajtur poste të larta në qeveri. Sipas këtij skenari, Rama mund t’i besojë atij një post kyç në kabinet dhe drejtimin politik të Tiranës.

Deri tani ka qarkulluar emri i Pandeli Majkos. Megjithatë, ky emër mund të jetë hedhur në qarkullim nga zyra e propagandës vetëm për të krijuar tymnajë rreth vendimit përfundimtar./Pamfletimaratona 4 ditore në pogradec edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nafta 220 lekë/litri, Berisha: Çmimi më i lartë në raport me pagat, shkak taksat e larta të qeverisë 22 Gusht 2026, 13:2813:28Politike PD kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend 22 Gusht 2026, 12:5812:58Politike Vrasja e portugezit në Ksamil, Berisha: 3 efektivë morën anën e killerit 22 Gusht 2026, 12:3312:33Politike Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje 22 Gusht 2026, 08:2808:28Politike Harta e re territoriale; si po planifikon Rama të centralizojë pushtetin dhe shqetësimet për mjedisin 22 Gusht 2026, 07:3307:33Politike Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj pritet nga Mattarella dhe Meloni në Itali! 21 Gusht 2026, 23:2423:24Politike