Lajme Zone
Shqyrtohet nesër në Kuvendi/ Çfarë do të ndodhë me Reformën Administrativo-Territoriale?
PolitikëCNA

Shqyrtohet nesër në Kuvendi/ Çfarë do të ndodhë me Reformën Administrativo-Territoriale?

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten të seancën e...

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten të seancën e radhës plenare.

Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, rendi i ditës përfshin një sërë çështjesh më rëndësi.

Pesha kryesore e seancës pritet të jetë projektligji "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë".

Projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale, tanimë i kalon Kuvendit, pasi Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim me 8 vota pro dhe 5 kundër.

Propozimi i Partisë Socialiste synon shkrirjen e 15 bashkive dhe numri i tyre do të shkojë në 46.

Bazuar në propozimin e PS-së, do të shkrihën këto bashki: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.

Po ashtu, parashikohet që Shqipëria të jetë e ndarë në 387 njësi administrative në total.

Ndërsa Partia Demokratike propozoi ndarjen në 100 bashk dhe që Shqipëria të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.

Puna për këtë reformë ka krijuar përplashe të mëdha mes dy forcave politike./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.