Protesta qytetare shënon sot ditën e 100-të, duke kulmuar me një tjetër tubim në kryeqytet. Një protestuese u shpreh se shqiptarët janë detyruar të ikin nga Shqipëria, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Sipas saj, rroga nuk përputhet me çmimet. “Shqiptarët duan një jetë më të mirë. Sot popullsia e Shqipëria është 2.4 milionë. Këtë muaj, 7 nga 12 qarqet kanë përjetuar ulje të popullsisë. Sot shqiptarët punojnë për një rrogë që nuk ka lidhje me çmimet. Këto 30 vjet nuk ka patur një shtet pa korrupsion. Nuk ka patur shtet që mbron tokat. Ne duhet të ringrihemi, diaspora tregoi veten. Ata punuan, sakrifikuan dhe filluan nga zero. Unë dua një Shqipëri ku të studiosh dhe të punosh”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
