Projekti delirant i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një "Shteti Bektashi" brenda territorit sovran të Shqipërisë, ka marrë goditjen më te fortë dhe përfundimtare: atë nga vetë populli shqiptar.
Pasi Ankaraja zyrtare e refuzoi prerazi dhe në mënyrë kategorike këtë nismë, dhe pasi SHBA-ja përmes të dërguarit të saj diplomatik e bëri të qartë se një vendim i tillë i përket ekskluzivisht sovranitetit popullor, përgjigja e qytetarëve shqiptarë nuk vonoi. Ajo erdhi e qartë, e prerë dhe pa asnjë hapësirë për diskutime.
Menjëherë pas deklaratës së diplomatit amerikan, redaksia e JOQ Albania zhvilloi një sondazh gjithëpërfshirës për të matur pulsin e opinionit publik lidhur me këtë ide. Shifrat e publikuara janë thjesht shkatërruese për Edi Ramën: 88% e votuesve u deklaruan KUNDËR krijimit të këtij shteti brenda shtetit, pra dhjetra mijëra votues nuk e mbështesin.
Vetëm 12% e mbështetën këtë nismë. Ky rezultat është një rezyme e qartë e vetëdijes kombëtare: shqiptarët refuzojnë në mënyrë absolute eksperimentet politike që cenojnët integritetin e territorit dhe harmonisë shoqërore.
Shqipëria është njohur dhe vlerësuar historikisht në mbarë botën për modelin e saj unik të bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Kjo balancë e brishtë, e ndërtuar ndër shekuj, po kërcënohet sot nga ide me prapavijë për interesat politik të kryeministrit Rama.
Qytetarët e kuptojnë mirë se krijimi i një enklave të veçantë fetare nuk i shërben as besimtarëve dhe as imazhit të vendit, por rrezikon të krijojë përçarjeje dhe të dëmtojë strukturën kushtetuese të shtetit laik.
Kjo goditje e fuqishme e opinionit publik vjen në një moment kritik për vendin. Kjo nismë jo vetëm që nuk gëzon asnjë mbështetje popullore, por po shërben si benzinë e hedhur mbi zjarrin e pakënaqësisë qytetare, ku protestat masive në rrugë tashmë kanë hyrë në muajin e tyre të katërt.
Pyetja që ngrihet sot natyrshëm është: A do të gjejë forca kryeministri Edi Rama të tërhiqet nga ky projekt unikal që ka përballë refuzimin e 88% të shqiptarëve, apo do të vazhdojë të ecë me inat personal, duke thelluar akoma më tej krizën sociale dhe politike në vend?

