Lajme Zone
Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama, jepe dorëheqjen!
PolitikëBalkanWeb

Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, sot dita e 60 e revoltës qytetarët, kërkesa e panegociueshme mbetet: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Ajo që në fillim u duk si një revoltë e kufizuar kundër zhvillimeve në Zvërnec është kthyer në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila ka zgjeruar kauzën e saj nga një çështje lokale në një kundërshtim të hapur ndaj qeverisë dhe klasës politike. Për 60 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur të njëjtat kërkesa: largimin e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së vendit. Gjatë këtyre dy muajve protesta ka kaluar në disa faza. Nga tubimet e para, ajo është shndërruar në një aksion të përditshëm, ku protestuesit kanë marshuar pothuajse çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar as tensionet me Policinë, veçanërisht gjatë tubimeve pranë Kuvendit. Organizatorët thonë se protesta nuk përfaqëson më vetëm një kauzë të vetme, por pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe asaj që ata e cilësojnë si kastë politike.

Sipas tyre, dalja e përditshme në rrugë është mënyra e vetme për të mbajtur presion mbi institucionet dhe për të kërkuar ndryshim politik. Edhe sot, në ditën e 60-të, protestuesit pritet të mblidhen sërish në Tiranë, ku do të zhvillojnë tubimin e radhës përpara Kryeministrisë, për t’u nisur më pas në marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.

Edhe këtë mbrëmje pritet të dëgjohen thirrjet “Rama ik!”, “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk dorëzohet!”, “Shqipëri e re!” dhe “Revolucion!”, slogane që janë bërë tashmë simbol i protestës.

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë pa ndërprerje edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të shpallura. Për ta, 60 ditët e deritanishme përfaqësojnë jo fundin e një proteste, por vazhdimin e një lëvizjeje që synon të mbajë të pandryshuar presionin ndaj qeverisë dhe klasës politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb