Në GJKKO ka nisur seanca për Monika Kryemadhin dhe kreun e PL-së, Ilir Metën.
Në seancë Kryemadhi ka kundërshtuar organin e akuzës duke thënë se mesazhet po interpretohen jashtë kontekstit. “Jemi në faqen e 46 të aktakuzës. Jam e detyruar të bëj një analizë shkencore, pasi akuza bën interpretime të ndryshme. Në 167 email-et që Adrian Shatku ka me mua, vetëm katër janë përdorur nga akuza, ndërsa të tjerat nuk kanë asnjë lidhje.Akuza është e bazuar në interpretime dhe deduksione të mesazheve. Kjo VKM nuk u miratua nga Ministria e Inovacionit, ndaj nuk mund të përdoret si provë e një ndikimi të paligjshëm politik”, tha Kryemadhi. Sipas Kryemadhit, një pjesë e komunikimeve të datës 11 prill me Adrian Shatkun janë shkëputur nga kronologjia dhe janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria.
Debati në sallën e gjyqit
Kryemadhi: Janë 70 faqe vetëm fibrën optike. Provat shkresore nuk vërtetojnë ndërhyrje. Organi i akuzës më numëron qimet e shtëpisë dhe mi nxjerr në media. Nëse kam vetëm 4 email-e të Adrian Shatkut, do i lexoj edhe gjithë të tjerat.
Gjyqtari: Këtu nuk flitet për gjithçka bëni ju, vetëm për objekt i gjykimit. Jo çdo lloj komunikimi që keni pasur ju në jetën tuaj
Kryemadhi: I bie të rrimë 45 vjet ne këtu. U them vetëm për fibrën optike organi i akuzës ka përdorur 65 mesazhe. Përderisa jam në akuzë do i përmend.
Gjyqtari: Mund të jeni më të përmbledhur
Kryemadhi: Zoti gjyqtar, e përmbledhur është. Duke parë dosje vetë, çdo ditë rezulton nga një provë e keq interpretuar. Jam llahtarisur, të çohet drejtori juridik që është ambasador sot, në një nivel katastrofik, gjobaxhi. Kërkoj falje sinqerisht. Është procesverbali për mënyrën sesi kemi funksionuar.
Nëse te komunikimet janë Monika Kryemadhi, Adrian Shatku dhe Edi Rama, ç’punë ka Ilir Meta? Standardi duhet të jetë i njëjtë për të gjitha provat. Komunikime të tjera nuk janë marrë në konsideratë, prandaj mesazhet janë selektive në një kontekst krejt tjetër. Asnjëra nuk përmban ushtrimin e ndikimin e paligjshëm./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

