Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Shqipëria, vendi ku nuk funksionon drejtësia”, emigranti para Kryeministrisë: Duam shtet ligjor, Rama kufomë politike


Këtë të shtunë mbahet protesta e 105-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama. Një emigrant, i cili jeton në Gjermani, mbajti një fjalim të fortë.

Këtë të shtunë mbahet protesta e 105-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama. Një emigrant, i cili jeton në Gjermani, mbajti një fjalim të fortë. “Të dashur bashkëatdhetarë, unë vij këtu si qytetar i Shqipërisë, që jeton në Gjermani. Kam një përvojë politike profesionale në sistemin e drejtësisë. Ne duam një shtet demokratik, ku secili ka të drejtën e tij, të pronës dhe të fjalës. Unë e di që transparenca në administratën e Shqipërisë, transparenca është shumë e vogël. Këtu pa pasiguri në punë, në rrugë dhe kudo. Në spitale shkojnë për t’u grabitur dhe jo për të bërë më mirë. Ne jemi për një shtet ligjor. Kam një pyetje për sistemin e drejtësisë. A nuk po cënohet ligji? Iu them përfaqësive diplomatike, ambasadave, ato deri tani nuk kanë reaguar, a jeni ju kundër korrupsionit? Pse nuk reagoni. Ne jemi për shtet ligjor. Kam thirrje për socialistët, duam revolucion me votë dhe jo me dhunë. Rama është kufomë politike, ai humbi mundësinë që të udhëheqë popullin e tij”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: proteste revolte