Në një analizë për situatën politike dhe situatën e institucioneve në vend, publicisti Kim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” përballë gazetares Ola Bruko në News24, ka denoncuar shkatërrimin e shtetit ligjor dhe kthimin e Shqipërisë në një pronë private të kryeministrit Edi Rama. Mehmeti u shpreh i habitur me durimin e shoqërisë përballë autokracisë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si një përbuzje të hapur që një njeri i vetëm i bën të gjithë popullit. Gjatë fjalës së tij, publicisti vuri në shënjestër mungesën e reagimit nga elitat shoqërore shqiptare, të cilat duhej t’i prinin qytetarëve në përballjen me regjimin. Mehmeti nënvizoi se kjo heshtje vjen si pasojë e kapjes financiare të këtyre grupeve nga pushteti qendror, duke theksuar se kur një shoqëri nuk ka elita që shohin përtej interesit material dhe që kanë lidhur “trurin me xhepin”, atëherë diktatura gjen terren të lirë për t’u konsoliduar. Më tej, Mehmeti deklaroi se kryeministri ia ka dorëzuar përfundimisht vendin të ashtuquajturës aleancë e qelbësirave. Sipas publicistit, vetë kryeministri e ka pranuar dështimin e tij duke e deklaruar publikisht shtetin si të varfër, me qëllim që të arsyetojë shitjen e pasurive kombëtare dhe tjetërsimin e pasurive publike te interesat private që e mbajnë në këmbë këtë sistem. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
