Paolo Zampolli I dërguari special i Donald Trump, Paolo Zampolli, e cilësoi Shqipërinë një mike dhe aleate shumë të rëndësishme të SHBA-së, ndërsa tha se ambasadori i ri do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”. Ai theksoi se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit janë të shkëlqyera dhe mund të forcohen më tej. Për Shtetin Bektashi, Zampolli dhe se i takon popullit shqiptar. I dërguari special i presidentit Donald Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka përcjellë nga Tirana një mesazhe të drejtpërdrejta për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar vendin tonë një mik dhe aleat të rëndësishëm të Uashingtonit në rajon.
Edhe pse u paraqit si një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe takime zyrtare me përfaqësues të partive kryesore në vend, Zampolli erdhi me agjendë të qartë. Të jepte mesazhe të forta politike, duke i shtruar kështu 'tapetin e kuq' ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt.
Zampolli e quajti Wendt “një ambasador të shkëlqyer” që do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”.
“Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit ‘America First’, Amerika e Para”, deklaroi Zampolli.
I dërguari amerikan nënvizoi rëndësinë që Shqipëria ka për SHBA-në në rajon, duke folur për marrëdhënie afatgjata mes dy vendeve. Zampolli tha gjithashtu se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë “të shkëlqyera”, por sipas tij ekziston mundësia që ato të forcohen edhe më tej.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit Bektashi dhe drejtues të politikës shqiptare, ndërsa në axhendën e raportuar janë edhe takime me anëtarë të qeverisë.
Një tjetër çështje për të cilën Zampolli u pyet gjatë vizitës në Kryegjyshatë ishte projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë, nismë e prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se ka dëgjuar qëndrimet e Ramës dhe të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Baba Mondi, ndërsa theksoi se vendimi përfundimtar duhet t’i takojë popullit shqiptar.
“E kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë”, tha Zampolli.
Deklarata e plotë e të dërguarit special amerikan, Paolo Zampolli:
Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe unë vetë, të gjithë besojmë në bashkëjetesën ndërfetare dhe në të gjitha objektet e kultit.
Personalisht ndihem i bekuar. Nëna ime ishte kushërirë e Papa Montinit, Palit VI. Në familjen time ka pasur edhe një shenjtor. Dhe çfarë dite më të bukur se kjo për të qenë këtu, me Shenjtërinë e Tij Bektashiane, pikërisht në Ditën e Nënë Terezës.
Kjo është shumë prekëse për mua. Kisha dëgjuar për atë që keni këtu dhe është vërtet e jashtëzakonshme. Doja ta shihja me sytë e mi dhe jam shumë i impresionuar. Dua ta përgëzoj vëllain tim për atë që po bëni.
Unë kam lindur në Itali, por jam krenar që i shërbej shtetit dhe presidentit të SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe një marrëdhënie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu të ardhmen dhe ka shumë programe, në lidhje me mjekësinë, siç është programi “Right to Try”.
Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo që po bëni këtu me partnerët amerikanë është diçka e shkëlqyer. Dhe padyshim, kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë, sepse ne kemi nevojë për spitale.
Unë kam katër vjet që përballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e vështirë është të kesh kancer. Ne duhet t’i shërojmë njerëzit tanë dhe, padyshim, çfarë mund të jetë më mirë sesa të kemi një partneritet me amerikanët.
Keni takime sot me katër ministra shqiptarë, si edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare. Çfarë prisni nga këto takime? Çfarë synoni?
Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”, Amerika e Para.
Kam pasur nderin të takohem shumë herë me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose një ditë më parë në Mynih, në Konferencën e Sigurisë.
Kështu që mendoj se mesazhi është: ju jeni një aleat, jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajon dhe na pëlqejnë miqësitë afatgjata. Dhe mendoj se kemi shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.
Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?
Ky është një takim vërtet informal dhe qëllimi im është të tregoj respekt. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është e shkëlqyer dhe mund të bëhet gjithmonë e më e mirë. Prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.
Për sa i përket shtetit të Bektashinjve që pritet të krijohet këtu në Shqipëri, cili është qëndrimi juaj?
E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë.
Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.
Sinqerisht, NATO është një organizatë për të cilën kemi nevojë. Nuk është pjesë e agjendës sime. Unë isha me NATO-n këtu në Çernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk është vërtet pjesë e agjendës sime, por ne e mirëpresim Shqipërinë si anëtare të NATO-s dhe duhet ta përdorim NATO-n edhe për shumë gjëra të tjera. paolo zampolli shteti bektashi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shteti 'Bektashi' dhe Samiti i NATO-s, Balla pret në takim të dërguarin amerikan 7 Shtator 2026, 13:3313:33Politike Mbyllja e llogarive në Instagram, Gozi paralajmëron Ramën: Platformat dixhitale nuk mund të censurojnë debatin politik 7 Shtator 2026, 09:1309:13Politike Çfarë loje po luan Edi Rama me kreun e bashkisë së Tiranës? 7 Shtator 2026, 08:5308:53Politike “Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë! 6 Shtator 2026, 19:2019:20Politike “Rama sillet si tiran ndaj protestuesve”, Berisha thirrje diasporës: Bashkohuni me revoltën qytetare 6 Shtator 2026, 18:3718:37Politike Pse Edi Rama hapi nga Cernobbio kutinë e Pandorës së mineraleve? 6 Shtator 2026, 11:5711:57Politike

