Lajme Zone
“Shqipëria s’mund të kthehet në 1997”, Brozi: Mbështes protestat studentore paqësore, por jo dhunën
PolitikëABC News Albania

“Shqipëria s’mund të kthehet në 1997”, Brozi: Mbështes protestat studentore paqësore, por jo dhunën

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në protestat në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës dhe zjarrvëniet, ndërsa ka shprehur mbështetjen për protestat paqësore të studentëve.

Brozi u shpreh se ngjarjet e ditëve të fundit i shkaktojnë shqetësim shoqërisë shqiptare, duke kujtuar edhe episode të mëparshme të dhunës në historinë e vendit, si viti 1997 dhe ngjarjet e vitit 2011.

Ai vlerësoi protestat paqësore të zhvilluara gjatë pesë muajve të fundit, duke theksuar se, sipas tij, ato i kishin dhënë një shembull pozitiv botës. Brozi shprehu gjithashtu keqardhje për dëmtimin e bizneseve dhe institucioneve, si dhe për plagosjen e qytetarëve dhe punonjësve të policisë. “Këto ngjarje të këtyre 6 ditëve, protesta, zjarrvënie, na dhembin të gjithëve. Nuk mendoja se Shqipëria do të kthehej në djegie. Mos të harrojmë ’97-ën, grushtin e shtetit, 2011-ën, goditjen, thyerjen mbi shtëpinë e Partisë Demokratike. Këto janë episode dhune që mbillnin shqetësim dhe dhunë.

Për 5 muaj, protestuesit paqësorë i dhanë një shembull shumë të mirë botës. Kisha shumë amerikanë që pëlqenin atë shembull. Protestat në vende të tjera kanë akte të tilla. Më dhimbset si dëmtohen bizneset, institucionet, qytetarët apo policët e plagosur.

Njerëz, kthejuni normalitetit, ruani shëndetin dhe jetën. Jam në mbështetje të protestave paqësore të studentëve. Protesta është mjet i domosdoshëm. Protestat detyrojnë qeverinë, por kur qeverisja ka probleme.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet