Lajme Zone
‘Shqipëria renditet e para në botë në 'National Cyber Security Index’, Rama: Sulmi kibernetik i Teheranit, pika e kthesës epokale
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Shqipëria renditet e para në botë në 'National Cyber Security Index’, Rama: Sulmi kibernetik i Teheranit, pika e kthesës epokale

Shqipëria renditet e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike NCSI.  Kryeministri Edi Rama thotë se ky kapërcim epokal nuk është një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe që nisi pas sulmit të regjimit të Teheranit që synoi të gjunjëzonte shtetin, por në fakt u bë pikënisja e një transformimi të madh digjital.

Sulmi kibernetik i ardhur nga Republika Islamike e Iranit që tentoi të gjunjëzonte shtetin, bëri që Shqipëria përmes reagimit të kthehet në një vend me transformim epokal, që sot renditet e para në botë për sigurinë kibernetike. Kryeministri Rama ndau lajmin se me një rezultat prej 98.33 pikësh, vendi ynë pozicionohet në krye të klasifikimit global për nivelin e zhvillimit të kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, sipas një raporti ndërkombëtar. "Nga shënjestër e një prej sulmeve kibernetike më të rënda ndaj një vendi të NATO, sot Shqipëria është në avangardën botërore të zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike", shkroi Rama. LEXO EDHE:Kryediplomati serb i përgjigjet Ramës: Ibri nuk kalon në Shqipëri! Nuk po trajton shkatërrimin e pronës serbe Ky rezultat thotë Rama, nuk është dhuratë, por fryt i një pune të madhe. "Ky nuk është një kërcim magjik në renditje dhe as një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe për të ngritur kapacitete teknologjike të nivelit botëror, aftësi institucionale e profesionale të klasit të parë dhe për të ndërtuar një sistem që nuk pret më goditjen për të reaguar, por punon çdo ditë për ta parandaluar atë, falë edhe modelit të parë të Inteligjencës Artificiale proaktive të futur në një arkitekturë mbrojtjeje kibernetike në Europë", shtoi Rama. Dhe ndërkohë që sulmet e Iranit, thotë kreu i qeverisë vijojnë ende, por dështojnë, ky kapërcim epokal është po ashtu dëshmi e fuqisë së aleancave të vërteta dhe të forta. Shqipëria u godit në vitin 2022 nga një sulm kibernetik Iranian që paralizoi për disa kohë shërbimin online të institucioneve. Sulmi solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vetëm një vit më vonë, i njëjti indeks që sot e rendit Shqipërinë të parën, do ta rendiste në vendin e 54 ndërsa në 2025 në vendin e 15. Postimi i plotë Lajm i pabesueshëm po 100% i vërtetë Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë. Bekimi i teknologjisë digjitale për vendet në zhvillim është i jashtëzakonshëm, sepse kur vjen puna tek teknologjia e re nuk ka më vende të mëdha a të vogla, të zhvilluara apo në zhvillim. Madje përkundrazi, kush është më mbrapa mund të bëjë kërcime të mëdha përpara (leapfrogs), duke kapërcyer në pak vite etapa që të tjerëve u janë dashur dekada. Shembulli i Estonisë e ka treguar këtë në mënyrën më spektakolare, por edhe tabela bashkëngjitur e tregon më së miri sesi vende me emër të madh e vende me emër të vogël gjenden në pozicione krejt të pazakonshme për klasifikimet me të cilat jemi mësuar??‍ Pse ka rëndësi kjo hyrje sot? Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë? Më 15 korrik 2022, kur regjimi kriminal i Teheranit ndërmori sulmin e paprecedentë kundër infrastrukturës sonë digjitale, synimi ishte sa i qartë, aq edhe i egër: Të gjunjëzonte një shtet të vogël demokratik, që kishte guxuar t’u jepte strehë atyre që ai regjim i përndjek dhe i vret, njësoj siç Shqipëria u dha strehë hebrenjve apo edhe italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; vëllezërve e motrave të Kosovës gjatë spastrimit etnik të regjimit të Beogradit; apo mijëra afganëve pas rënies së Kabulit në duart e barbarëve pa din e iman të Afganistanit Ai sulm mund të na kishte kthyer mbrapa në epokën e sporteleve dhe radhëve të pafundme, duke na hedhur në lumë qindra miliona euro të investuara ndër vite në Shqipërinë Digjitale, sepse mbrojtja jonë kibernetike ishte ende e dobët. Por edhe falë partnerëve tanë, rezistuam dhe nuk na gjunjëzuan? Përkundrazi, ai sulm u bë pikënisja e një kthese epokale. Vendosëm të ndërtonim një mur të atillë mbrojtës për shtetin digjital të Shqipërisë, që të ishte e pamundur të shembeshin me një sulm të ngjashëm infrastrukturat e tij publike dhe, po, siç edhe e kam thënë asokohe kur shumëkush u tall me fjalët e mia, të kalonim nga grupi i shteteve me mbrojtje të dobët, në grupin e shteteve me mbrojtje shembullore? Lajmi i sotëm kurorëzon një vizion ambicioz dhe një punë të jashtëzakonshme, me një sukses historik: Shqipëria ka dalë e para në botë në national cyber security index (ncsi), me 98.33 pikë. Më 15 korrik 2022 u goditëm. Në vitin 2023 kaluam në vendin e 54 falë nisjes së ndërtimit të një arkitekture të re të mbrojtjes dhe mbledhjes së kapaciteteve të larta profesionale në agjencinë e re të mbrojtjes kibernetike. Në vitin 2025 u ngjitëm në vendin e 15, pas zhvillimit të plotë të arkitekturës së re inovative të mbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë. Sot jemi në majën e klasifikimit botëror për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Ndërkohë sulmet e regjimit kriminal të Teheranit, dhe jo vetëm, nuk kanë rreshtur asnjë ditë. Por nuk keni dëgjuar më gjë për to, sepse kanë dështuar me sukses çdo ditë Ky nuk është një kërcim magjik në renditje dhe as një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe për të ngritur kapacitete teknologjike të nivelit botëror, aftësi institucionale e profesionale të klasit të parë dhe për të ndërtuar një sistem që nuk pret më goditjen për të reaguar, por punon çdo ditë për ta parandaluar atë, falë edhe modelit të parë të Inteligjencës Artificiale proaktive të futur në një arkitekturë mbrojtjeje kibernetike në Europë. Dhe po, ky kapërcim epokal është po ashtu dëshmi e fuqisë së aleancave të vërteta dhe të forta. Kur goditesh, e kupton edhe më mirë se kush qëndron krah teje dhe çfarë mund të ndërtohet së bashku. Regjimi i Teheranit deshi të na tregonte sa të dobët ishim. Në fakt, na detyroi të bëhemi fuqia që jemi sot në mbrojtjen e Shqipërisë Digjitale. Nga shënjestër e një prej sulmeve kibernetike më të rënda ndaj një vendi të NATO, sot Shqipëria është në avangardën botërore të zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Si gjithnjë, përgjigjja më e mirë ndaj atij që kërkon të të gjunjëzojë është thjesht të ngrihesh më lart se ç’ke qenë ndonjëherë dhe ne treguam edhe njëherë se dimë ta bëjmë këtë sa herë dikujt i shkon mendja të na ulë poshtë. Puna vazhdon me këmbëngulje, sepse në botën e re të teknologjisë i pari sot mund të mbetet i fundit nesër, ndërkohë që muri ynë mbrojtës duhet të shtrihet kudo, edhe në sektorin privat. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: siguria kibernetike edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.4% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 2205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?