Me dy banderola, vetëm 5 qytetarë iu përgjigjën thirrjes për protestë, të bërë në rrjetet sociale për mungesën e ujit në Sarandë. “Ne kemi blerë... Si ia kemi bërë? Kemi paguar lekët e dynjasë dhe nuk vjen ujë fare.” “O, nuk vjen fare, more!” LEXO EDHE:Zjarr në katin e 5-të të një pallati në Sarandë, ambienti përdorej si lavanderi! Zjarrfikësja reagon shpejt, shmanget përhapja e flakëve “Unë kam 30 vjet në Amerikë. U ktheva përsëri dhe i gjeta njerëzit duke mbushur ujë me bidona, ashtu siç i kisha lënë”, ishin disa prej ankesave të tyre. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për sezonet e ardhshme, kur fluksi turistik e rrit ndjeshëm kërkesën për ujë. “Prandaj jemi këtu sot, t’i japim një sinjal pushtetit vendor dhe kryeministrit që të marrin masa. Duhet të mendojmë që vitin tjetër Saranda të ketë ujë, jo vetëm për ne por për të gjithë turistët”, bënë thirrje ata. Ndërsa, drejtori teknik i Ujësjellës-Kanalizimeve Sarandë, Laert Iljazi, deklaroi se qyteti furnizohet dy herë në ditë me uje. Ndërsa në lagjen Kodër dhe në disa pika të tjera periferike, problemi lidhet me mungesën e presionit. “Ka disa pallate në lagjen Kodër dhe problematikat janë edhe në fund të rrugës ‘Janaq Kumi’. S’ka presion dhe po veprojmë me anë të saraçineskave për të karikuar presionin. Janë njolla shumë të vogla në zona të qytetit”, tha Iljazi. Për zgjidhjen përfundimtare, pritet të miratohet projekti për ujësjellësin e ri të Sarandës. Iljazi tha se po punohet me Bankën Botërore për studimin e fizibilitetit të projektit. Investimi parashikohet të kushtojë rreth 30 milionë euro. P.J/Shqiptarja.com TAG: proteste ujesjelles Vlore sarande Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.2% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2266 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

