Lajme Zone
Reuters raporton për zjarret në Shqipëri, çifti nga Kruja lufton flakët për të shpëtuar shtëpinë dhe bagëtitë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reuters raporton për zjarret në Shqipëri, çifti nga Kruja lufton flakët për të shpëtuar shtëpinë dhe bagëtitë

Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një raportim zjarreve në Shqipëri, duke sjellë nga Kruja historinë e çiftit Hasani që u përpoq të ndalte flakët për të mbrojtur shtëpinë dhe bagëtitë

Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar një raportim situatës së zjarreve në Shqipëri, duke sjellë pamje nga zjarri i 2 ditwve mw parw nw Krujw, ku banorët iu bashkuan zjarrfikësve dhe forcave ushtarake në përpjekjet për të frenuar flakët që kërcënonin zonën. Në qendër të raportimit është Shaban Hasani, i cili shihet duke përdorur degë pemësh për të larguar flakët që po i afroheshin pronës së tij, ndërsa helikopterët e ushtrisë hedhin ujë mbi masivin pyjor. LEXO edhe...Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi! Dy helikopterë në operacion për shuarjen “Jam këtu për të mbrojtur pyllin sepse po digjet. Nuk e di si ka nisur zjarri, por tani ai po digjet dhe ne kemi dalë të mbrojmë shtëpitë tona, sepse rrezikohen”, tha Hasani për Reuters. Reuters ka folur edhe me Hanka Hasanin, e cila tregoi shqetësimin për bagëtitë dhe rezervat e ushqimit për dimrin. “Kemi 50 dele dhe 10 lopë. Ato kanë nevojë për ushqim gjatë dimrit. Nëse kemi para, blejmë bar. Nëse nuk e bëjmë këtë, çfarë mund të bëjmë tjetër?”, u shpreh ajo për Reuters. Në pamjet e Reuters dokumentohen përpjekjet e banorëve për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat nga flakët, ndërsa helikopterët e ushtrisë ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e zjarrit. U.D/ReportTv.al krujë zjarret 2026 Shaban Hasani Hanka Hasani Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.9% Jo 48.4% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2314 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?